Lutja e muslimanit për vëllanë e tij në mungesë të tij është e pranuar.
Umu Derdai dhe Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se Profeti ﷺ thoshte:
“Lutja e njeriut musliman për vëllanë e tij në mungesë të tij pranohet. Te koka e tij qëndron një melek i ngarkuar. Sa herë që ai lutet për mirësi për vëllanë e tij, meleku i ngarkuar thotë: Amin, edhe për ty qoftë e njëjta.”
«دَعْوَةُ الْمَرْءِ الْمُسْلِمِ لِأَخِيهِ بِظَهْرِ الْغَيْبِ مُسْتَجَابَةٌ، عِنْدَ رَأْسِهِ مَلَكٌ مُوَكَّلٌ كُلَّمَا دَعَا لِأَخِيهِ بِخَيْرٍ، قَالَ الْمَلَكُ الْمُوَكَّلُ بِهِ: آمِينَ وَلَكَ بِمِثْلٍ».
Profeti ﷺ ka njoftuar se lutja e muslimanit për vëllain e tij musliman, kur ai s'është i pranishëm, pranohet, sepse kjo shpreh më shumë sinqeritet, dhe se te koka e atij që lutet qëndron një melek i ngarkuar. Sa herë që ai lutet për ndonjë të mirë për vëllain e tij, meleku i ngarkuar thotë: "Amin! Edhe për ty qoftë e njëjta gjë për të cilën u lute!"
Inkurajimi i besimtarëve që t'i bëjnë mirë njëri-tjetrit, qoftë edhe duke bërë lutje.
Lutja në fshehtësi është dëshmi e qartë për besimin e sinqertë dhe vëllazërinë.
Kufizimi i lutjes që i luturi të mos jetë i pranishëm, sepse kjo është më e përkryer për sinqeritetin dhe praninë e zemrës.
Një prej shkaqeve të pranimit të lutjes është që muslimani të lutet për vëllanë e tij në mungesë të tij.
Neveviu ka thënë: "(Këtu theksohet) vlera e lutjes për vëllanë musliman në mungesë të tij. Kjo vlerë fitohet edhe nëse bëhet lutje për një grup muslimanësh, e nëse lutet për të gjithë muslimanët, duket qartë se ajo fitohet po ashtu. Disa prej selefëve, kur dëshironin të luteshin për veten e tyre, luteshin për vëllanë e tyre musliman me po atë lutje, sepse ajo pranohet dhe atij (që lutet) i jepet e njëjta gjë."
Sqarimi i disa detyrave të melekëve, dhe se prej tyre ka që Allahu i ka caktuar për këtë detyrë.
Sahihu i Muslimit (4/ 2094) (2733).
Më shumë (8)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 585).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1018).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (6/ 48).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (17/ 510).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- التوحيد في ضوء عقيدة الإمام الشافعي رحمه الله ونصوصه ومروياته"دعوة المرء المسلم لأخيه بظهر الغيب مستجابة، عند رأسه ملك موكل، كلما دعا لأخيه بخير، قال الملك الموكل به: آمين ولك بمثل".([101])
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"دعوة المرء المسلم لأخيه بظهر الغيب مستجابة. عند رأسه ملكٌ موكلٌ، كما دعا لأخيه بخيرٍ، قال الملك الموكل به: آمين ولك بمثل".
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«دعْوَةُ المرءِ المُسلمِ لأخيهِ بظهرِ الغَيْب مُسْتجابَةٌ، عندَ رأسِهِ ملكٌ مُوَكَّلٌ كلَّما دعا لأخيه بخير قَالَ الملك المُوَكَّلُ به: آمينَ، ولكَ بِمثْلٍ».