“A doni t'ju tregoj për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha?
Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“A doni t'ju tregoj për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha?” Të pranishmit iu përgjigjën: "Posi, o i Dërguari i Allahut!" (Tha:) “Të bërët shirk Allahut dhe mosrespektimi i prindërve”, - pastaj u ul, sepse ishte i mbështetur, dhe vazhdoi: - “Po ashtu, fjala e rrejshme!” - të cilën e përsëriti disa herë radhazi, saqë thoshim me vete: Ah, sikur të heshtte (se na vinte rëndë)!
«أَلَا أُنَبِّئُكُمْ بِأَكْبَرِ الْكَبَائِرِ؟» ثَلَاثًا، قَالُوا: بَلَى يَا رَسُولَ اللهِ، قَالَ: «الْإِشْرَاكُ بِاللهِ، وَعُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ» وَجَلَسَ وَكَانَ مُتَّكِئًا، فَقَالَ: «أَلَا وَقَوْلُ الزُّورِ»، قَالَ: فَمَا زَالَ يُكَرِّرُهَا حَتَّى قُلْنَا: لَيْتَهُ سَكَتَ.
Profeti ﷺ në këtë hadith i lajmëroi shokët e tij për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha, kështu që ua përmendi këto tria: 1. Të bërët shirk (ortakëri) Allahut, që nënkupton kushtimin e çdo lloj adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut dhe barazimi i të tjerëve me Allahun në uluhijen (veçimin e Allahut me adhurim), rububijen (veçimin e Allahut me zotërim) dhe emrat e cilësitë e Tij. 2. Mosrespektimi i prindërve, që nënkupton çdo dëm që u shkaktohet prindërve, qoftë me fjalë, qoftë me vepra, dhe lënia e bamirësisë ndaj tyre. 3. Fjala e rrejshme, e cila e përfshin edhe dëshminë e rrejshme. Kjo nënkupton çdo fjalë të rreme, me të cilën synohet nënçmimi i atij për të cilin është bërë kjo dëshmi, duke ia marrë pasurinë ose duke ia cenuar nderin, e të ngjashme. Profeti ﷺ e përsëriti (disa herë) tërheqjen e vërejtjes kundër fjalëve të rreme, duke paralajmëruar kështu për qortueshmërinë dhe efektet e këqija të saj në shoqëri, derisa sahabët thanë: "Ah, sikur të heshtte!", si mëshirë për të dhe moskënaqje me atë që e shqetëson atë.
ألا أنبئكم: أَلا أخبركم.
Mëkati më i madh është të bërët shirk (ortakëri) Allahut, sepse Profeti e përmendi në fillim të mëkateve më të mëdha. Këtë gjë e vërteton edhe fjala e Allahut të Lartësuar: "Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër përveç Tij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë." (En Nisa, 48)
Rëndësia e madhe e të drejtave të prindërve, sepse e bëri bashkë të drejtën e tyre me të drejtën e Allahut të Lartësuar.
Mëkatet ndahen në mëkate të mëdha dhe të vogla. Mëkat i madh konsiderohet çdo mëkat për të cilin ka dënim të kësaj bote, si: dënimet e paracaktuara (ar. hudud), mallkimi, kërcënimi për (dënim në) jetën e përtejme dhe kërcënimi për hyrje në Zjarr. Mëkatet e mëdha janë në nivele të ndryshme, disa prej të cilave janë më të rënda se të tjerat në ndalesë, ndërsa mëkatet e vogla janë ato të tjerat jashtë mëkateve të mëdha.
Sahihu i Buhariut (3/ 172) (2654).
(8/ 4) (5976).
(8/ 62) (6273-6274).
Sahihu i Muslimit (1/ 91) (87).
Më shumë (6)
عمدة الأحكام من كلام خير الأنام صلى الله عليه وسلم (ص257) (380).
شرح النووي على مسلم (2/ 81).
الإلمام بشرح عمدة الأحكام لإسماعيل الأنصاري (2/ 149).
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام للبسام (ص703).
أعلام السنة المنشورة لاعتقاد الطائفة الناجية المنصورة.
لحافظ بن أحمد الحكمي (ص111).
Cituar në libra
5 LibraMë shumë (5)
- عقيدة التوحيد(ألا أنبئكم بأكبر الكبائر) قلنا: بلى يا رسول الله، قال: (الإشراك بالله، وعقوق الوالدين...) الحديث
- قاموس الكبائر موسوعة الكبائر - المجموعة الأولى«أَلَا أُنَبِّئُكُمْ بِأَكْبَرِ الكَبَائِرِ؟» ثَلاَثًا، قَالُوا: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ، قَالَ: «الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ، وَعُقُوقُ الوَالِدَيْنِ، وَقَتْلُ النَّفْسِ، وَشَهَادَةُ الزُّورِ» [23].
- قاموس الكبائر«أَلَا أُنَبِّئُكُمْ بِأَكْبَرِ الكَبَائِرِ؟» ثَلاَثًا، قَالُوا: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ، قَالَ: «الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ، وَعُقُوقُ الوَالِدَيْنِ، وَقَتْلُ النَّفْسِ، وَشَهَادَةُ الزُّورِ» [23].
- قاموس الكبائرموسوعة الكبائر - المجموعة الثانية«أَلَا أُنَبِّئُكُمْ بِأَكْبَرِ الكَبَائِرِ؟» ثَلَاثًا، قَالُوا: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ، قَالَ: «الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ، وَعُقُوقُ الوَالِدَيْنِ. وَجَلَسَ وَكَانَ مُتَّكِئًا فَقَالَ: أَلَا وَقَوْلُ الزُّورِ»، قَالَ: فَمَا زَالَ يُكَرِّرُه
- مشروع المنهج التعليميمادة التوحيد مستوى 3«أَلاَ أُنَبِّئُكُمْ بِأَكْبَرِ الكَبَائِرِ؟» ثَلاَثًا، قَالُوا: بَلَى يَا رَسُولَ اللهِ، قَالَ: «الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ، وَعُقُوقُ الوَالِدَيْنِِ...»