“Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”
«تَسَحَّرُوا، فَإِنَّ فِي السَّحُورِ بَرَكَةً».
Profeti ﷺ e ka inkurajuar ngrënien e syfyrit, që është ushqimi në pjesën e fundit të natës si përgatitje për agjërimin (gjatë ditës), sepse ai përmban bereqet, domethënë shumë mirësi në shpërblim dhe sevape, zgjim në pjesën e fundit të natës për lutje, forcim për agjërim, energji për ta përballuar atë dhe lehtësim të vështirësisë së tij.
Ngrënia e syfyrit është e preferuar dhe është jetësim i urdhrit (të rekomanduar) fetar për ta vepruar.
Ibën Haxheri ka thënë në “Fet'hul Bari”: “Bereqeti në syfyr arrihet në shumë mënyra: duke ndjekur Sunetin, duke u dalluar nga ehli kitabi (hebrenjtë dhe të krishterët), duke fituar forcë për adhurim, duke shtuar energjinë, duke larguar sjelljet e këqija, që mund t’i shkaktojë uria, duke dhënë mundësi për bamirësi ndaj atyre që kërkojnë apo që bashkohen në ushqim, duke nxitur përmendjen e Allahut (dhikrin) dhe lutjen në një kohë kur pritet pranimi i tyre, si dhe duke dhënë mundësinë për të korrigjuar nijetin për agjërim për ata që mund ta kenë harruar para gjumit.”
Metoda e mirë mësimore e Profetit ﷺ, e cila shfaqet në bashkimin e dispozitës me arsyen përkatëse, për ta qetësuar dëgjuesin dhe për ta bërë të njohur madhështinë e fesë.
Ibën Haxheri ka thënë: "Syfyri plotësohet edhe me sasinë më të vogël të ushqimit apo pijes që njeriu konsumon."
Sahihu i Buhariut (3/ 29) (1923).
Sahihu i Muslimit (2/ 770) (1095).
Më shumë (4)
تيسير العلام.
لعبد الله البسام (ص317).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الإحكام.
لابن عثيمين (3/ 416).
Cituar në libra
8 LibraMë shumë (8)
- أسئلة وأجوبة عن شهر رمضان للصغار، ولا يستغني عنها الكبار«تَسَحَّرُوا؛ فَإِنَّ فِي السَّحُورِ بَرَكَةً»
- الصيام ومجموعة أسئلة في أحكامه«تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السَّحُورِ بَرَكَةً»[47].
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح“تسحروا؛ فإن في السحور بركة”.
- تطبيق القرآن والأذكارسنن الصيام (تسحروا فإن في السحور بركة)[1].
- سنن الصيام - من كتاب الفقه الميسرسنن الصيام(تسحروا فإن في السحور بركة)[1].
- مجموعة زاد الفقه (3)الفقه 3«تسحَّروا فإنَّ في السحُور بركةً»
- من أحكام الصيام«تَسَحَّرُوا؛ فَإِنَّ فِي السَّحُورِ بَرَكَةً» [16].
- نبراس طالب (3)نبراس طالب 3«تَسَحَّرُوا؛ فَإِنَّ فِي السَّحُورِ بَرَكَةً»