Dunjaja është burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Dunjaja është burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit."
«الدُّنْيَا سِجْنُ الْمُؤْمِنِ وَجَنَّةُ الْكَافِرِ».
Profeti ﷺ tregoi se jeta e kësaj bote për besimtarin është si burg, për shkak të përmbajtjes së tij ndaj obligimeve fetare, duke kryer atë që është urdhëruar dhe duke braktisur atë që është e ndaluar. Kështu, kur vdes, ai gjen prehje nga kjo dhe kalon te begatitë e përhershme që ia ka përgatitur Allahu i Lartësuar. Ndërsa për jobesimtarin ajo është si xhenet, sepse ai bën në të çdo gjë që i lakmon shpirti dhe e urdhëron epshi i tij. E, kur vdes, ai kalon te dënimi i përhershëm që ia ka përgatitur Allahu i Lartësuar në Ditën e Kiametit.
Neveviu ka thënë: "Çdo besimtar llogaritet si i burgosur dhe i privuar në këtë dunja nga epshet e ndaluara dhe të papëlqyera, si dhe i ngarkuar me kryerjen e akteve të vështira të adhurimit. E kur vdes, ai gjen prehje nga kjo dhe kalon drejt asaj që ia ka përgatitur Allahu i Lartësuar prej begative të përhershme dhe rehatisë së pastër nga çdo mangësi. Ndërsa për jobesimtarin, atij i takon vetëm ajo që ka arritur në këtë dunja, ndonëse është e paktë dhe e turbulluar nga shqetësimet. E kur vdes, ai kalon në dënimin e përhershëm dhe mjerimin e pafund."
Sindiu ka thënë: "Fjala e tij: "burgu i besimtarit", do të thotë se ai, edhe nëse është në begati, Xheneti është më i mirë për të sesa ajo (dunjaja). Ndërsa "dhe xheneti i jobesimtarit", do të thotë se ai, edhe nëse është në mjerim, Zjarri është më i keq për të sesa ajo."
Pavlefshmëria e kësaj bote tek Allahu i Lartësuar.
Dunjaja është vend sprove dhe provimi për besimtarët.
Jobesimtari u ngut për xhenetin e tij në këtë botë, ndaj u ndëshkua duke u privuar nga Xheneti i botës tjetër dhe begatitë e tij.
Sahihu i Muslimit (4/ 2272) (2956).
Më shumë (10)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 535).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 419).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (3/ 367).
موسوعة فقه القلوب.
لمحمد التويجري (4/ 3471).
كتاب العلم.
لابن عثيمين (ص37).