Skip to content

Nuk ka asgjë më fisnike për Allahun sesa lutja

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:

"Nuk ka asgjë më fisnike për Allahun sesa lutja."

«لَيْسَ شَيْءٌ أَكْرَمَ عَلَى اللهِ تَعَالَى مِنَ الدُّعَاءِ».

Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Hasen
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se nuk ka adhurim më të mirë tek Allahu i Lartësuar sesa lutja, sepse ngërthen në vete pohimin se Allahu i Lartmadhëruar është i Vetëmjaftueshëm dhe pohimin se robi është i paaftë e i varfër për Allahun.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Vlera e lutjes dhe se kushdo që e lut Allahun, e madhëron Atë dhe e pranon se Ai është i Vetëmjaftueshëm, sepse nuk i lutemi të varfrit. Ai është Gjithëdëgjues, e nuk i lutemi të shurdhrit. Ai është Bujar, e nuk i lutemi koprracit. Ai është i Gjithëmëshirshëm, e nuk i lutemi të vrazhdit. Ai është i Fuqishëm, e nuk i lutemi të pafuqishmit. Ai është afër, e i largëti nuk dëgjon, si dhe cilësi të tjera të madhërueshme e të bukura të Allahut të Lartmadhëruar.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (5/ 385) (3370).

Suneni i Ibn Maxhes (5/ 6) (3829).

Musnedi i Ahmedit (14/ 360) (8748).

Më shumë (8)

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

للبسام (7/ 546).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 416).

فتح ذي الجلال والإكرام.

لابن عثيمين (6/ 481).

سبل السلام بشرح بلوغ المرام.

للصنعاني (2/ 707).