Skip to content

. Ai, asnjëherë të vetme nuk ka thënë: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

"Thashë: "O i Dërguari i Allahut, Ibn Xhudani, në periudhën paraislame, i mbante lidhjet familjare dhe i ushqente nevojtarët, vallë, a do t'i bëjë dobi kjo?" Ai iu përgjigj: “Nuk do t'i bëjë dobi aspak. Ai, asnjëherë të vetme nuk ka thënë: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”

قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللهِ، ابْنُ جُدْعَانَ كَانَ فِي الْجَاهِلِيَّةِ يَصِلُ الرَّحِمَ، وَيُطْعِمُ الْمِسْكِينَ، فَهَلْ ذَاكَ نَافِعُهُ؟ قَالَ: «لَا يَنْفَعُهُ، إِنَّهُ لَمْ يَقُلْ يَوْمًا: رَبِّ اغْفِرْ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ tregoi për Abdullah ibn Xhudanin, i cili ishte një nga udhëheqësit e kurejshëve para Islamit dhe shquhej për disa punë të mira, siç janë: mbajtja e lidhjeve me të afërmit dhe mirëbërësia ndaj tyre, dhënia ushqim nevojtarëve dhe virtyte të tjera në të cilat nxit Islami, se këto vepra nuk do t'i bëjnë dobi në botën tjetër, për shkak të mosbesimit të tij në Allahun dhe se ai kurrë nuk tha: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”

Mësime nga hadithi

Sqarimi i vlerës së besimit dhe se ai është kusht për pranimin e veprave.

Sqarimi i shëmtueshmërisë së mosbesimit dhe se ai është shkak i zhvlerësimit të veprave të mira.

Jobesimtarët nuk do të kenë dobi nga veprat e tyre (të mira) në botën tjerër, sepse ata nuk e besuan Allahun dhe nuk besuan në Ditën e Fundit.

Veprat (e mira) të një personi, të cilat i ka bërë sa ishte jobesimtar, i regjistrohen, nëse bëhet musliman, si dhe shpërblehet për to.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 196) (214).

Më shumë (6)

شرح النووي على مسلم (3/87).

المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (1/ 459).

إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (4/ 170).

التنوير شرح الجامع الصغير (2/364).

فتح المنعم (2/54).

البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (3/ 455).