Skip to content

Ndihmoje vëllanë tënd, qoftë kur bën padrejtësi, qoftë kur i bëhet padrejtësi.

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ndihmoje vëllanë tënd, qoftë kur bën padrejtësi, qoftë kur i bëhet padrejtësi.” - O i Dërguari i Allahut, është e qartë se duhet ta ndihmojmë kur i bëhet padrejtësi, por si ta ndihmojmë kur ai bën padrejtësi? - pyeti dikush. - “Duke e ndalur - ose ka thënë: penguar - nga të bërët padrejtësi, kjo është ndihma që i bëhet tij”, - tha Pejgamberi ﷺ.

«انْصُرْ أَخَاكَ ظَالِمًا أَوْ مَظْلُومًا». فَقَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَنْصُرُهُ إِذَا كَانَ مَظْلُومًا، أَفَرَأَيْتَ إِذَا كَانَ ظَالِمًا كَيْفَ أَنْصُرُهُ؟ قَالَ: « تَحْجُزُهُ -أَوْ تَمْنَعُهُ- مِنَ الظُّلْمِ؛ فَإِنَّ ذَلِكَ نَصْرُهُ».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ e ka urdhëruar muslimanin që ta ndihmojë vëllain e tij musliman, qoftë kur ai është i padrejtë apo kur atij i bëhet padrejtësi, atëherë një burrë tha: "O i Dërguari i Allahut, i ndihmoj nëse i bëhet padrejtësi duke ia larguar padrejtësinë, por më trego, nëse ai bën padrejtësi, si do të jetë ndihma ime për të?" Tha: "Duhet ta ndalosh, ta kapësh për duarsh, ta frenosh dhe ta pengosh nga padrejtësia, sepse kështu e ndihmon atë kundër shejtanit të tij dhe shpirtit që urdhëron për të këqija."

Mësime nga hadithi

Vënia në dukje e një prej të drejtave të vëllazërisë në besim mes muslimanëve.

Ndalimi i të padrejtit dhe pengimi i tij nga padrejtësia.

Kundërshtimi i Islamit ndaj koncepteve të njerëzve të injorancës, ku ata mbështesnin njëri-tjetrin, pavarësisht nëse u bëhej padrejtësi apo u bënin padrejtësi të tjerëve.

Referencat

Sahihu i Buhariut (3/ 128) (2443).

Më shumë (4)

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (2/ 589).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 326).