“Allahu do t'i dënojë (në botën tjetër) ata që i torturojnë njerëzit në këtë botë.
“Kur Hisham ibn Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ishte në Sham, kaloi pranë disa bujqve të huaj, të cilët ishin vendosur në diell. Atëherë Hishami ibn Hakimi pyeti: “Çka është puna e tyre?” - Janë burgosur, sepse nuk e paguajnë xhizjen, - thanë të pranishmit. Atëherë Hishami tha: “Unë dëshmoj se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
Allahu do t'i dënojë (në botën tjetër) ata që i torturojnë njerëzit në këtë botë.
«إِنَّ اللهَ يُعَذِّبُ الَّذِينَ يُعَذِّبُونَ النَّاسَ فِي الدُّنْيَا».
Hisham ibn Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) kaloi pranë disa bujqve joarabë në Sham, të cilët ishin detyruar të qëndronin në këmbë nën vapën e diellit, dhe pyeti për gjendjen e tyre. Ai lajmëroi se kjo u ishte bërë atyre për shkak të mospagimit të (xhizjes, taksës vjetore), ndërkohë që ata kishin mundësi ta bënin këtë. Hishami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: Dëshmoj se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: Allahu do t'i dënojë (në botën tjetër) ata që i torturojnë njerëzit në këtë botë padrejtësisht dhe pa të drejtë.
Xhizja është një pasuri e cila u ngarkohet si detyrim burrave madhorë e të kamur nga ithtarët e Librit (hebrenjtë e të krishterët), në këmbim të mbrojtjes dhe qëndrimit të tyre në shtetin islam.
Ndalimi i torturimit të njerëzve, qofshin edhe jobesimtarë, pa arsye të lejuar nga feja.
Paralajmërimi i të padrejtëve nga padrejtësia.
Të kapurit fort i shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ pas urdhërimit në të mirë dhe ndalimit të së keqes.
Neveviu ka thënë: "Kjo i referohet ndëshkimit pa të drejtë, kështu që në të nuk përfshihet ndëshkimi me të drejtë, siç janë kisasi (ligjii barazisë në ndëshkim), hududet (ndëshkimet e paracaktuara), taziri (ndëshkimet e papërcaktuara) dhe të ngjashme me to."
Sahihu i Muslimit (4/ 2018) (2613).
Më shumë (10)
نزهة المتقين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1103).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (19/ 108).
بهجة الناظرين.
لسليم الهلالي (3/ 117).
مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.
لعلي القاري (6/ 2301).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (6/ 295).