Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin
Makil ibn Jesar Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
"Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin."
«مَا مِنْ عَبْدٍ يَسْتَرْعِيهِ اللهُ رَعِيَّةً، يَمُوتُ يَوْمَ يَمُوتُ وَهُوَ غَاشٌّ لِرَعِيَّتِهِ، إِلَّا حَرَّمَ اللهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ».
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se secilin që Allahu i Lartësuar e ka bërë udhëheqës dhe përgjegjës mbi njerëzit, qoftë ajo udhëheqësi e përgjithshme, si të qenët prijës, qoftë udhëheqësi e veçantë, si burri në shtëpinë e tij dhe një grua në shtëpinë e saj, kështu që tregohet i mangët në të drejtat e tufës së tij: i mashtron dhe nuk tregohet i çiltër me ta, e kështu ua humb të drejtat e fesë dhe të kësaj bote, i tilli e meriton këtë dënim të rëndë.
...:
Ky kërcënim nuk është i veçantë për imamin e madh [prijësin kryesor] dhe zëvendësit e tij, por është i përgjithshëm për të gjithë ata që Allahu i ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish.
Është obligim për secilin që është caktuar të bëjë diçka në punët e muslimanëve, të jetë i çiltër dhe t'i këshillojë, të përpiqet për të përmbushur amanetin dhe të ruhet nga tradhtia.
Përgjegjësia e madhe e çdo përgjegjësi të ndonjë tufe njerëzish, qoftë publike, qoftë private, qoftë e madhe, qoftë e vogël.
Sahihu i Buhariut (9/ 64) (7150).
Sahihu i Muslimit (1/ 125) (142).
Më shumë (6)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 706).
فيض القدير شرح الجامع الصغير.
للمناوي (5/ 488).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 543).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- الخطب المنبريةموسوعة الخطب المنبرية (القسم الثالث)«مَا مِنْ عَبْدٍ يَسْتَرْعِيهِ اللَّهُ رَعِيَّةً، يَمُوتُ يَوْمَ يَمُوتُ وَهُوَ غَاشٌّ لِرَعِيَّتِهِ، إِلَّا حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ»
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 3«ما مِنْ عَبْدٍ يَستَرعِيهِ اللهُ رعِيَّةً، يَمُوتُ يَومَ يَمُوتُ وَهُوَ غَاشٌّ لِرَعِيَّتِهِ، إلَّا حَرَّمَ اللهُ عَلَيهِ الجَنَّةَ».