"Asnjë popull nuk ngrihet nga një tubim, në të cilin nuk e kanë përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga kufoma e një gomari dhe do të jetë shkak për pikëllimin e tyre."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Asnjë popull nuk ngrihet nga një tubim, në të cilin nuk e kanë përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga kufoma e një gomari dhe do të jetë shkak për pikëllimin e tyre."
«مَا مِنْ قَوْمٍ يَقُومُونَ مِنْ مَجْلِسٍ لَا يَذْكُرُونَ اللَّهَ فِيهِ إِلَّا قَامُوا عَنْ مِثْلِ جِيفَةِ حِمَارٍ، وَكَانَ لَهُمْ حَسْرَةً».
Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se asnjë popull nuk merr pjesë në një tubim dhe pastaj largohet prej tij pa e përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga një tubim mbi kufomën e një gomari, në aspektin e kalbjes dhe ndytësisë, për shkak se ishin tepër të angazhuar me fjalët e tyre dhe nuk e përmendën Allahun. Ky tubim do të jetë burim pikëllimi, humbjeje dhe pendimi të përjetshëm për ta në Ditën e Gjykimit.
Paralajmërimi i përmendur këtu në hadith, kundër neglizhencës në përmendjen e Allahut, nuk kufizohet vetëm te tubimet, përkundrazi, ai përfshin edhe gjëra të tjera. Neveviu ka thënë: "Është e papëlqyeshme që ai që ulet në një vend të largohet prej tij pa e përmendur Allahun e Lartësuar."
Pikëllimi që ata përjetojnë në Ditën e Gjykimit është ose për shkak të humbjes së shpërblimit dhe mirësive, pasi nuk e kanë shfrytëzuar kohën në nënshtrim ndaj Allahut, ose për shkak të mëkateve të kryera dhe dënimit që i pret, pasi e kanë përdorur kohën në mosbindje ndaj Tij.
Nëse ky paralajmërim është kundër shkujdesjes, që vjen nga ato që janë të lejuara, atëherë çfarë të thuhet për tubimet e ndaluara, që përfshijnë përgojimin, bartjen e fjalëve dhe ndalesa të tjera?!
Suneni i Ebu Davudit (7/ 221) (4855).
Më shumë (4)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 120).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 654).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (2)
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"ما من قوم يقومون من مجلس لا يذكرون الله فيه، إلا قاموا عن مثل جيفة حمار، وكان لهم حسرة" .
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 4«مَا مِنْ قَوْمِ يَقومُونَ مِنْ مَجْلِسٍ لا يَذْكُرُونَ اللهَ تعالىٰ فِيهِ، إلا قَامُوا عَنْ مِثلِ جِيفَةِ حِمَارٍ، وكانَ لَهُم حَسرَةً».