Skip to content

Ishte në shërbim të familjes, por, kur e dëgjonte ezanin, dilte për në xhami.

Esved ibn Jezidi tregon:

“E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë bënte Profeti ﷺ në shtëpinë e tij?” Ajo më tha: “Ishte në shërbim të familjes, por, kur e dëgjonte ezanin, dilte për në xhami.”

سَأَلْتُ عَائِشَةَ مَا كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَصْنَعُ فِي بَيْتِهِ؟ قَالَتْ: كَانَ يَكُونُ فِي مِهْنَةِ أَهْلِهِ -تَعْنِي خِدْمَةَ أَهْلِهِ-، فَإِذَا حَضَرَتِ الصَّلاَةُ خَرَجَ إِلَى الصَّلاَةِ.

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u pyet për gjendjen e Profetit ﷺ në shtëpinë e tij dhe si vepronte ai? Ajo tha: "Ishte njeri si gjithë njerëzit dhe bënte atë që bëjnë burrat në shtëpitë e tyre, kështu, ai ishte në shërbim të vetes dhe familjes së tij; milte delen e tij, arnonte rrobën e tij, riparonte këpucët e tij dhe arnonte kovën e tij. Dhe kur vinte koha për faljen e namazit, ai dilte për të pa vonesë."

Mësime nga hadithi

Modestia e përsosur e Profetit Muhamed ﷺ dhe mirësia e tij ndaj familjes së tij.

Veprat e kësaj bote nuk duhet ta shpërqendrojnë robin prej namazit.

Kujdesi i Profetit ﷺ ndaj namazit në fillim të kohës së tij.

Ibn Haxheri ka thënë: "Ky hadith është inkurajim për modesti, braktisjen e mendjemadhësisë, si dhe që burri t'i shërbejë familjes së tij."

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 136) (676).

Më shumë (8)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 660).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (3/ 526).

شرح صحيح البخاري.

لابن بطال (2/ 296).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 516).