Kur u ngrita në qiell (për tek Allahu), kalova pranë disa njerëzve që kishin thonj prej bakri, me të cilët çirrnin fytyrat dhe gjokset e tyre.
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Kur u ngrita në qiell (për tek Allahu), kalova pranë disa njerëzve që kishin thonj prej bakri, me të cilët çirrnin fytyrat dhe gjokset e tyre. Unë thashë: "Kush janë këta, o Xhibril?" Ai tha: "Këta janë ata që hanë mishin e njerëzve (i përgojojnë) dhe cenojnë nderin e tyre."
«لَمَّا عُرِجَ بِي مَرَرْتُ بِقَوْمٍ لَهُمْ أَظْفَارٌ مِنْ نُحَاسٍ يَخْمُشُونَ بها وُجُوهَهُمْ وَصُدُورَهُمْ، فَقُلْتُ: مَنْ هَؤُلَاءِ يَا جِبْرِيلُ، قَالَ: هَؤُلَاءِ الَّذِينَ يَأْكُلُونَ لُحُومَ النَّاسِ، وَيَقَعُونَ فِي أَعْرَاضِهِمْ».
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, kur u ngjit në qiell natën e Israsë dhe Miraxhit, kaloi pranë disa njerëzve që kishin thonj prej bakri, me të cilët gërvishtnin dhe shqyenin fytyrat dhe gjokset e tyre. Kësisoj, ai ﷺ e pyeti Xhibrilin (alejhi selam): "Çfarë kanë bërë këta që të ndëshkohen me këtë dënim?" Xhibrili (alejhi selam) tha: "Këta janë ata që i përgojojnë njerëzit dhe e përflasin nderin e tyre pa të drejtë."
Paralajmërim i ashpër kundër përgojimit, dhe krahasimi i atij që bën përgojim me atë që ha mish njeriu.
Cenimi i nderit të njerëzve përmes përgojimit dhe të ngjashmeve me të është prej mëkateve të mëdha.
Tibiu, në lidhje me fjalën: "çirrnin", ka thënë: "Meqenëse gërvishtja e fytyrës dhe e gjoksit janë prej cilësive të grave vajtuese, Ai i bëri ato ndëshkim për atë që përgojon dhe cenon nderin e muslimanëve, për të treguar se ato të dyja nuk janë prej cilësive të burrave, por janë prej cilësive të grave në gjendjen më të shëmtuar dhe në pamjen më të shpërfytyruar."
Është obligim të besohet në të fshehtën (ar. gajb) dhe në të gjitha ato për të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ kanë lajmëruar.
Suneni i Ebu Davudit (7/ 240) (4878/ 1).
Më shumë (6)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (3/ 27).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1042).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (18/ 180).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«لمَّا عُرجَ بي مَرَرْتُ بقَومٍ لهُم أظْفَارٌ من نُحَاسٍ، يَخْمشُون وجُوهَهُمْ وصُدُورَهُمْ، فقلتُ: مَنْ هؤلاء يا جبريلُ؟ قَالَ: هؤلاء الذين يأكُلُونَ لُحُومَ النَّاسِ، ويَقَعُونَ في أعْرَاضِهِمْ!».
- مجموعة زاد الحديث(3)1«لما عُرِجَ بي مَرَرْتُ بقَوْمٍ لهم أظفارٌ من نُحَاسٍ يخمِشُون وُجُوهَهُم وَصُدُورَهُم، فقلتُ: من هَؤُلاءِ يا جِبْريلُ؟ قال: هؤلاء الذين يأكُلون لحُومَ الناسِ، ويَقَعُون في أَعْراضِهِم»