"All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të dy!) tregon se
i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej: "All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah, All-llãhumme innĩ es’elukel ‘afwe wel ‘ãfijete fĩ dĩnĩ we dun’jãje we ehlĩ we mãlĩ, All-llãhummestur ‘awrãtĩ, we ãmin raw’ãtĩ. All-llãhumme iḥfeḍhnĩ min bejni jedejje, we min ḣalfĩ, we ‘an jemĩnĩ we ‘an shimãlĩ, we min fewḳĩ, we e’ũdhu bi aḍhametike en uġtãle min taḥtĩ - O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!"
لَمْ يَكُنْ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَدَعُ هَؤُلَاءِ الدَّعَوَاتِ، حِينَ يُمْسِي وَحِينَ يُصْبِحُ: «اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي دِينِي وَدُنْيَايَ وَأَهْلِي وَمَالِي، اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَتِي -أَو: عَوْرَاتِي- وَآمِنْ رَوْعَاتِي، اللَّهُمَّ احْفَظْنِي مِنْ بَيْنِ يَدَيَّ، وَمِنْ خَلْفِي، وَعَنْ يَمِينِي، وَعَنْ شِمَالِي، وَمِنْ فَوْقِي، وَأَعُوذُ بِعَظَمَتِكَ أَنْ أُغْتَالَ مِنْ تَحْتِي».
I Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej: "O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe" dhe të më shpëtosh nga sëmundjet, fatkeqësitë dhe vështirësitë e kësaj bote, si dhe nga dëshirat dhe sprovat që kanë të bëjnë me fenë "në këtë botë dhe në botën tjetër", qofshin ato të menjëhershme apo të ardhshme." "O Allah! Të lutem të më falësh", të m'i shlyesh mëkatet dhe të m'i tejkalon ato, "...dhe të më ruash" dhe të më shpëtosh nga të metat "...në fenë time", qofshin shirk (idhujtari), bidate (risi në fe) apo mëkate, dhe "në jetën time të këtushme", nga fatkeqësitë, lëndimet dhe të këqijat, dhe "në familjen time", gruan, fëmijët dhe të afërmit e mi, "dhe në pasurinë time", që e zotëroj dhe në punët e mia. "O Allah! M’i mbulo të metat" dhe çfarëdo të metash, defekte dhe mangësish që kam, shlyeji mëkatet e mia, "...dhe më qetëso nga gjërat frikësuese", si paniku e të ngjashme. "O Allah! Më ruaj" dhe largoji nga unë fatkeqësitë, mundimet dhe sprovimet. "...nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart." Profeti ﷺ e luti Allahun ta ruajë nga të gjitha drejtimet, sepse sprovimet dhe dëmet i afrohen njeriut nga këto drejtime. "Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka", ose të kapem e të ndëshkohem befasisht, "...nga poshtë!", dhe të shkatërrohem me shembje.
Përkujdesja për këto fjalë, duke e ndjekur kështu Profetin ﷺ."
Njeriu, ashtu siç është urdhëruar të kërkojë nga Allahu që ta ruajë në fe, ashtu është urdhëruar të kërkojë edhe në këtë botë.
Tibiu ka thënë: "(Kjo lutje) ka përfshirë gjashtë drejtimet, sepse të këqijat vijnë prej tyre, si dhe ka theksuar posaçërisht drejtimin e poshtëm për shkak se të këqijat vijnë prej tij."
Më e mira për thënien e dhikrit është në mëngjes. Është koha nga lindja e agimit deri në lindjen e diellit në fillim të ditës, dhe pas ikindisë deri para perëndimit të diellit. Nëse e thotë pas këtyre kohëve, pra, në mëngjes pas ngritjes së diellit, i llogaritet tamam. Po ashtu, nëse e thotë pas drekës, i llogaritet tamam, dhe po ashtu pas akshamit, i llogaritet tamam, meqë kjo është koha për dhikër.
Nëse argumenti tregon se dhikri ka kohë të caktuar gjatë natës, siç është leximi i dy ajeteve të fundit të surës el-Bekare, atëherë ato lexohen natën, që pas perëndimit të diellit.
Suneni i Ebu Davudit (7/ 408) (5074).
Suneni i Nesaiut (8/ 282) (5529).
Suneni i Ibn Maxhes (5/ 37) (3871).
Musnedi i Ahmedit (8/ 403) (4785).
Më shumë (8)
توضيح الأحكام من بلوغ المرام.
لعبد الله البسام (7/ 565).
منحة العلام في شرح بلوغ المرام.
لعبد الله الفوزان (10/ 441).
فتح ذي الجلال والإكرام.
لابن عثيمين (6/ 491).
سبل السلام بشرح بلوغ المرام.
لمحمد الصنعاني (2/ 711).
Cituar në libra
11 Libra- "Fortesa e Muslimanit – Lutje nga Kurani dhe Suneti"حصن المسلم"O Zoti im, kërkoj nga Ti falje dhe mirëqenie në këtë botë dhe në botën tjetër. Zoti im, kërkoj që të më falësh dhe të më dhurosh mirëqenie në fenë time, në jetën time dhe në familjen e pasurinë time! O Zoti im, m’i mbulo të metat e mia dhe
- "Fortesa e Muslimanit – Lutje nga Kurani dhe Suneti"حصن المسلم"Allāhumme in-nī es’elukel-'afve uel-'āfijete fid-dunjā uel-āḣirah. Allāhumme in-nī es’elukel-'afve uel-'āfijete fī dīnī ue dunjāje ue ehlī ue mālī. Allāhummestur 'aurātī ue āmin rau'ātī. Allāhummeḥfedhnī min bejni jedejje ue min ḣalfī ue '
Më shumë (9)
- أدعية جامعةاللَّهمَّ إني أسألُكَ العَافِيَةَ في الدنيا والآخِرةِ.
- أدعية جامعةأدعية جامعة (للحرمين)24. «اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ».
- الدعاء ويليه العلاج بالرقى من الكتاب والسنةالدعاء من الكتاب والسنة71- «اللَّهُمَّ إنِّي أسْألُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ»[33].
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"اللهم إني أسألك العافية في الدنيا والآخرة، اللهم إني أسألك العفو والعافية في دِيني، ودنياي، وأهلي ومالي، اللهم استر عوراتي وآمن روعاتي، اللهم احفظني من بين يدي، ومن خلفي، وعن يميني، وعن شمالي ومن فوقي وأعوذ بعظمتك أن أُغتال من تحتي".
- المختصر في آداب السفر وصفة الحج والعمرة وآداب الزيارة والأدعية الجامعة مع ملحق بالفتاوى والمخالفات4- أدعية جامعة (للحرمين)«اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ».
- تحفة الأخيار تحفة الأخيار (ببيان جملة نافعة مما ورد في الكتاب والسنة من الأدعية والأذكار)«اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآْخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي دِينِي وَدُنْيَايَ وَأَهْلِي وَمَالِي، اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَاتِي وَآمِنْ رَوْعَاتِي، اللَّهُمَّ احْفَظْنِي
- تطبيق القرآن والأذكارأذكار الصباح والمساء((اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ: فِي دِينِي وَدُنْيَايَ وَأَهْلِي، وَمَالِي، اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَاتِي، وَآمِنْ رَوْعَاتِي، اللَّه
- تطبيق القرآن والأذكارأدعية النبي صلى الله عليه وسلم 71- ((اللَّهُمَّ إنِّي أسْألُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ))[85].
- رسالة في الأذكار1«اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي دِينِي وَدُنْيَايَ وَأَهْلِي وَمَالِي، اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَاتِي، وَآمِنْ رَوْعَاتِي، اللَّهُمَّ احْفَظْنِ