“Mos e mallkoni erën. Nëse shihni prej saj diçka që nuk e pëlqeni, atëherë thoni: "O Allah, të kërkojmë prej Teje të mirën e kësaj ere, të mirën që gjendet në të dhe të mirën me të cilën është urdhëruar. Dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti nga e keqja e kësaj ere, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja me të cilën është urdhëruar.’”
Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mos e mallkoni erën. Nëse shihni prej saj diçka që nuk e pëlqeni, atëherë thoni: "O Allah, të kërkojmë prej Teje të mirën e kësaj ere, të mirën që gjendet në të dhe të mirën me të cilën është urdhëruar. Dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti nga e keqja e kësaj ere, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja me të cilën është urdhëruar.’”
«لاَ تَسُبُّوا الرِّيحَ، فَإِذَا رَأَيْتُمْ مَا تَكْرَهُونَ فَقُولُوا: اللَّهُمَّ إِنَّا نَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِ هَذِهِ الرِّيحِ وَخَيْرِ مَا فِيهَا وَخَيْرِ مَا أُمِرَتْ بِهِ، وَنَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ هَذِهِ الرِّيحِ وَشَرِّ مَا فِيهَا وَشَرِّ مَا أُمِرَتْ بِهِ».
I Dërguari i Allahut ﷺ e ndaloi fyerjen dhe mallkimin e erës, sepse ajo është e urdhëruar nga Krijuesi i saj. Ajo vjen si me mëshirë, ashtu edhe me ndëshkim, dhe mallkimi i saj është njësoj si mallkimi i Allahut, Krijuesit të saj, dhe shprehje e pakënaqësisë ndaj caktimit të Tij. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ na udhëzoi që t’i drejtohemi Allahut, Krijuesit të saj, duke i kërkuar prej Tij të mirën e erës, të mirën që gjendet në të dhe të mirën për të cilën është dërguar, siç është sjellja e shiut apo bartja e polenit dhe dobi të ngjashme. Po ashtu, na mësoi të kërkojmë mbrojtje te Allahu nga e keqja e saj, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja për të cilën është dërguar, siç është shkatërrimi i të mbjellave, i pemëve, i bagëtive, rrëzimi i ndërtesave e të ngjashme. Kërkimi i Allahut në këtë formë është pohim i robërisë dhe nënshtrimit ndaj Tij.
Ndalimi i mallkimit të erës është për shkak se ajo është një krijesë e cila drejtohet nga urdhri hyjnor. Për pasojë, mallkimi i saj në fund kthehet te Krijuesi dhe Rregulluesi i saj, gjë që shfaq mangësi në teuhid.
Kthimi tek Allahu dhe të kërkimi mbrojtje prej Tij nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar.
Era mund të urdhërohet të sjellë të mira, dhe mund të urdhërohet gjithashtu të sjellë të këqija.
Ibn Bazi ka thënë: "Mallkimi i erës bën pjesë te mëkatet, ngase ajo është krijesë e cila drejtohet me urdhër hyjnor dhe është dërguar si me të mira, ashtu edhe me të këqija. Për këtë arsye, nuk lejohet të fyhet, e as të thuhet: “Allahu e mallkoftë erën”, ose “Allahu e luftoftë erën”, ose “Allahu mos e bekoftë këtë erë”, apo diçka e ngjashme. Përkundrazi, besimtari duhet të veprojë sipas udhëzimit të Profetit ﷺ.
Ky ndalim i mallkimit dhe fyerjes së erës përfshin gjithashtu edhe gjëra të tjera që lidhen me vapën, të ftohtin, diellin, pluhurin dhe gjithçka tjetër që bën pjesë në krijimin dhe administrimin e Allahut."
Suneni i Tirmidhiut (4/ 103) (2252).
Më shumë (6)
الجديد في شرح كتاب التوحيد.
لمحمد القرعاوي (ص426).
الملخص في شرح كتاب التوحيد.
لصالح الفوزان (ص382).
القول المفيد على كتاب التوحيد.
لابن عثيمين (2/ 379).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- التوحيد في ضوء عقيدة الإمام الشافعي رحمه الله ونصوصه ومروياته"لا تسبوا الريح، فإذا رأيتم ما تكرهون فقولوا: اللهم إنا نسألك من خير هذه الريح وخير ما فيها، وخير ما أمرت به، ونعوذ بك من شر هذه الريح، وشر ما فيها، وشر ما أمرت به".([201])
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 8«لاَ تَسبُّوا الرِّيحَ، فَإذَا رَأَيْتُمْ مَا تكْرَهُونَ فَقُولُوا: اللهم إنَّا نَسْألُكَ مِنْ خَيْرِ هذِهِ الرِّيحِ وَخَيْرِ مَا فِيهَا وَخَيْرِ مَا أُمِرَتْ بِهِ، وَنَعُوذُ بِكَ مِن شَرِّ هذِهِ الرِّيحِ وَشَرِّ مَا فِيهَا وَشَرِّ مَا أُمِ