O Hakim, pasuria është jeshil dhe e ëmbël
Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
“I lypa të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai më dha. I lypa sërish, sakaq sërish më dha, e në atë rast më tha: “O Hakim, pasuria është jeshil dhe e ëmbël. Atij që e merr me zemërgjerësi, i ka bereqet. Ndërkaq, atij që e merr me egoizëm, nuk i ka bereqet, sikurse ai që ha e nuk ngopet. Dora e sipërme është më e mirë sesa dora e poshtme.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën, se, pas teje, nuk do t'i lyp askujt, derisa ta lë këtë botë.” Më pas, Ebu Bekri e thërriste Hakimin për t'i dhënë, por ai nuk pranonte asgjë. Njëjtë veproi edhe Omeri: e thirri për t'i dhënë, por ai nuk mori asgjë. Omeri tha: “O ju muslimanë, ju kam dëshmitarë se Hakimit ia ofrova pjesën e tij të plaçkës së luftës, por nuk e pranoi.” Kështu, Hakimi nuk pranoi të merrte asgjë nga askush pas Profetit ﷺ, derisa ndërroi jetë, Allahu e mëshiroftë!”
سَأَلْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَأَعْطَانِي، ثُمَّ سَأَلْتُهُ فَأَعْطَانِي، ثُمَّ قَالَ لِي: «يَا حَكِيمُ، إِنَّ هَذَا المَالَ خَضِرٌ حُلْوٌ، فَمَنْ أَخَذَهُ بِسَخَاوَةِ نَفْسٍ، بُورِكَ لَهُ فِيهِ، وَمَنْ أَخَذَهُ بِإِشْرَافِ نَفْسٍ لَمْ يُبَارَكْ لَهُ فِيهِ، وَكَانَ كَالَّذِي يَأْكُلُ وَلاَ يَشْبَعُ، وَاليَدُ العُلْيَا خَيْرٌ مِنَ اليَدِ السُّفْلَى»، قَالَ حَكِيمٌ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَالَّذِي بَعَثَكَ بِالحَقِّ لاَ أَرْزَأُ أَحَدًا بَعْدَكَ شَيْئًا حَتَّى أُفَارِقَ الدُّنْيَا، فَكَانَ أَبُو بَكْرٍ يَدْعُو حَكِيمًا لِيُعْطِيَهُ العَطَاءَ، فَيَأْبَى أَنْ يَقْبَلَ مِنْهُ شَيْئًا، ثُمَّ إِنَّ عُمَرَ دَعَاهُ لِيُعْطِيَهُ، فَيَأْبَى أَنْ يَقْبَلَهُ، فَقَالَ: يَا مَعْشَرَ المُسْلِمِينَ، إِنِّي أَعْرِضُ عَلَيْهِ حَقَّهُ الَّذِي قَسَمَ اللَّهُ لَهُ مِنْ هَذَا الفَيْءِ، فَيَأْبَى أَنْ يَأْخُذَهُ. فَلَمْ يَرْزَأْ حَكِيمٌ أَحَدًا مِنَ النَّاسِ بَعْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حَتَّى تُوُفِّيَ رَحِمَهُ اللَّهُ.
Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i kërkoi Profetit ﷺ nga të mirat e dynjasë dhe ai i dha, pastaj i kërkoi përsëri dhe ai i dha, pastaj Profeti ﷺ i tha: "O Hakim, vërtet kjo pasuri është e dëshiruar dhe tërheqëse. Kujtdo që i vjen pa e kërkuar dhe e merr atë pa lakmi e ngulmim, do të ketë bekim në të, por kushdo që e merr atë me lakmi dhe babëzi, nuk do të ketë bekim në të, dhe do të jetë si ai që ha dhe nuk ngopet kurrë. Dora e lartë, e cila jep, është më e mirë tek Allahu sesa dora e poshtme, e cila lyp. Hakimi tha: "O i Dërguari i Allahut, pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, pas teje nuk do t'ia pakësoj pasurinë askujt duke kërkuar prej tij, derisa të ndahem nga kjo botë." Halifi i të Dërguarit të Allahut, Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e thërriste Hakimin për t'i dhënë hisen e tij, por ai refuzonte të pranonte diçka prej tij. Më pas, prijësi i besimtarëve, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e thirri për t'i dhënë, por ai refuzoi ta pranonte. Atëherë Omeri tha: "O ju muslimanë, unë po i ofroj atij të drejtën e tij që Allahu ia ka ndarë nga pasuria e fejit (plaçkës që merret pa luftë) të cilën muslimanët e fituan nga jobesimtarët pa luftë dhe pa xhihad, por ai refuzon ta marrë atë. Kësisoj, Hakimi nuk ia pakësoi pasurinë askujt duke kërkuar prej tij, pas Profetit ﷺ, derisa ndërroi jetë, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Marrja e pasurisë dhe grumbullimi i saj në rrugë të ligjshme nuk bie në kundërshtim me zuhdin (asketizmin) në këtë botë, sepse zuhdi është bujaria e shpirtit dhe moslidhja e zemrës me pasurinë.
Sqarimi i bujarisë së madhe të Profetit ﷺ dhe se ai dhuronte ashtu si ai që nuk i frikësohet kurrë varfërisë.
Dhënia e këshillës dhe kujdesi për t'u sjellë dobi vëllezërve gjatë ofrimit të ndihmës, sepse shpirti është i gatshëm për të përfituar nga fjalët e mira.
Ruajtja e vetes nga kërkesa drejtuar njerëzve dhe largimi prej saj, veçanërisht pa nevojë.
Në hadith qortohet etja për pasuri dhe bërja e pyetjeve të tepërta.
Nëse kërkuesi ngulmon në kërkesën e tij, nuk ka pengesë që ai të refuzohet, të mos i plotësohet kërkesa dhe të këshillohet, si dhe të urdhërohet për përmbajtje dhe për lënien e lakmisë për të marrë.
Askush nuk e meriton të marrë asgjë nga bejtul mali (arka shtetërore), përveçse pasi t'ia ketë dhënë imami (udhëheqësi), ndërsa para ndarjes së plaçkës së luftës, ai nuk e meriton këtë.
Lejohet të lypja, nëse është e nevojshme.
Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo tregon se imami nuk duhet t'ia sqarojë kërkuesit dëmin që ka kërkesa e tij, përveçse pasi t'ia ketë plotësuar nevojën, në mënyrë që këshilla e tij të zërë vend dhe ai të mos mendojë se kjo ishte arsyeja për t'ia refuzuar nevojën."
Vlera e Hakimit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe përmbushja e besës së tij me Allahun dhe me të Dërguarin e Allahut ﷺ.
Ishak ibn Rahavejhi ka thënë: "Hakimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vdiq, dhe atëherë kur vdiq, ai ishte një nga kurejshët me më shumë pasuri."
Sahihu i Buhariut (4/ 5) (2750).
Sahihu i Muslimit (2/ 717) (1035).
Më shumë (14)
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (8/ 13).
بهجة الناظرين.
لسليم الهلالي (1/ 584).
نزهة المتقين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 459).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (3/ 386).
منار القاري.
لحمزة قاسم (3/ 45).
المنهاج شرح صحيح مسلم.
للنووي (7/ 126).
إكمال المعلم بفوائد مسلم.
للقاضي عياض (3/ 566).