Skip to content

Kush i ka bërë ndonjë padrejtësi vëllait të tij në nder ose në ndonjë gjë, le t'ia kërkojë hallallin sot, para se të mos ketë as dinar e as dërhem

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Kush i ka bërë ndonjë padrejtësi vëllait të tij në nderin e tij ose në ndonjë gjë tjetër, le t'ia kërkojë hallallin sot, para se të mos ketë as dinar e as dërhem; nëse ka vepra të mira, do t'i merren atij në masën e padrejtësisë që ka bërë, e nëse nuk ka vepra të mira, do të merret një pjesë e gjynaheve të atij që i është bërë padrejtësi dhe do të ngarkohen mbi të."

«مَنْ كَانَتْ لَهُ مَظْلَمَةٌ لِأَخِيهِ مِنْ عِرْضِهِ أَوْ شَيْءٍ فَلْيَتَحَلَّلْهُ مِنْهُ اليَوْمَ، قَبْلَ أَلا يَكُونَ دِينَارٌ وَلاَ دِرْهَمٌ، إِنْ كَانَ لَهُ عَمَلٌ صَالِحٌ أُخِذَ مِنْهُ بِقَدْرِ مَظْلَمَتِهِ، وَإِلَمْ تَكُنْ لَهُ حَسَنَاتٌ أُخِذَ مِنْ سَيِّئَاتِ صَاحِبِهِ فَحُمِلَ عَلَيْهِ».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi çdokënd që i ka bërë padrejtësi vëllait të tij musliman në nder, në pasuri apo në gjak, që t'i kërkojë atij të cilit i ka bërë padrejtësi që ta falë, për sa kohë është në këtë botë, para se të vijë Dita e Kiametit, atëherë kur nuk bën dobi asnjë dinar ari dhe asnjë dërhem argjendi për t'ia paguar atij që i ka bërë padrejtësi me qëllim që ta shpëtojë veten me të, sepse shpagimi atë Ditë bëhet me vepra të mira dhe të këqija, ku ai të cilit i është bërë padrejtësi merr nga veprat e mira të zullumqarit në masën e padrejtësisë që i është bërë, e nëse zullumqari nuk ka vepra të mira, atëherë merren nga veprat e këqija të atij që i është bërë padrejtësi dhe i ngarkohen zullumqarit në masën e padrejtësisë.

Mësime nga hadithi

Kujdesi për t'u larguar nga padrejtësia dhe agresioni.

Inkurajimi për të përshpejtuar shkarkimin e vetes nga të drejtat që rëndojnë mbi të.

Veprat e mira prishen dhe frytet e tyre humbasin nga padrejtësia dhe lëndimi ndaj njerëzve.

Të drejtat e të tjerëve Allahu nuk i fal, përveç nëse u kthehen atyre që u takojnë.

Dinari dhe dërhemi janë mjete për të sjellë dobi në këtë botë, kurse në Ditën e Kiametit janë veprat e mira dhe të këqijat.

Disa dijetarë kanë thënë në lidhje me çështjen e nderit: Nëse ai që i është bërë padrejtësi nuk e di, atëherë nuk ka nevojë që ta njoftojë. Për shembull, nëse e ka sharë në ndonjë prej tubimeve dhe është penduar, nuk ka nevojë që ta njoftojë, por kërkon falje për të, lutet për të dhe e lavdëron për të mirë në tubimet në të cilat e ka sharë, dhe në këtë mënyrë ai lirohet prej tij.

Referencat

Sahihu i Buhariut (3/ 129) (2449).

Më shumë (8)

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 235).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (2/ 508).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 306).

مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.

لعلي لقاري (8/ 3201).