Skip to content

"Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell."

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

"Të mëshirshmit do t'i mëshirojë i Gjithëmëshirshmi. Mëshirojini banorët e Tokës, që t'ju mëshirojë Ai që është mbi qiell."

«الرَّاحِمُونَ يَرْحَمُهمُ الرَّحمنُ، ارحَمُوا أهلَ الأرضِ يَرْحْمْكُم مَن في السّماء».

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se ata që i mëshirojnë të tjerët, do të mëshirohen nga i Gjithëmëshirshmi, mëshira e të Cilit përfshin çdo gjë, si shpërblim përkatës (të veprave të tyre). Pastaj Profeti ﷺ urdhëroi të mëshirohen të gjitha krijesat e Tokës, qofshin njerëz, kafshë, zogj, qofshin lloje të tjera, ndërsa shpërblimi për këtë është se Allahu mbi qiejt e Tij do të mëshirojë.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Feja islame është fe e mëshirës dhe bazohet tërësisht në bindjen ndaj Allahut dhe mirësinë ndaj krijesave.

Allahu i Lartmadhëruar është i cilësuar me mëshirë dhe Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, që e përcjell mëshirën te robërit e Tij.

Shpërbimi është në varësi të veprës: të mëshirshmit do t'i mëshirojë Allahu.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (7/ 297) (4941).

Suneni i Tirmidhiut (3/ 483) (1924).

Më shumë (7)

مسند أحمد ط الرسالة (11/ 33) (6494).

تحفة الأحوذي بشرح جامع الترمذي.

لمحمد المباركفورى (6/ 43).

سلسلة الأحاديث الصحيحة وشيء من فقهها وفوائدها.

للألباني (2/ 594).

معارج القبول بشرح سلم الوصول إلى علم الأصول.

حافظ الحكمي (1/ 156).