Skip to content

Allahu më shpalli mua: “Bëhuni modestë, ashtu që të mos i mburreni njëri-tjetrit e as të mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit.

Ijad ibn Himari, vëllai i fisit benu muxhashi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit ndër ne për të mbajtur një fjalim dhe në atë rast tha: - më pas e përcolli hadithin, në të cilin thuhet:

“Allahu më shpalli mua: “Bëhuni modestë, ashtu që të mos i mburreni njëri-tjetrit e as të mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit.”

«وَإِنَّ اللهَ أَوْحَى إِلَيَّ أَنْ تَوَاضَعُوا حَتَّى لَا يَفْخَرَ أَحَدٌ عَلَى أَحَدٍ، وَلَا يَبْغِي أَحَدٌ عَلَى أَحَدٍ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ u ngrit në këmbë mes shokëve të tij për të mbajtur një fjalim, dhe ndër të tjera tha: Allahu i shpalli atij se njerëzit duhet të jenë modestë mes tyre, duke u treguar të përulur dhe të butë ndaj njerëzve, në mënyrë që askush të mos i mburret askujt me pretendimin e madhështisë, të mendjemadhësisë dhe të epërsisë për shkak të prejardhjes, pasurisë apo diçkaje tjetër, dhe as të mos i bëjë padrejtësi e të mos tregohet i dhunshëm askush ndaj tjetrit.

Mësime nga hadithi

Ky hadith është inkurajim për modesti, si dhe për t'u shmangur nga mendjemadhësia dhe ngritja mbi njerëzit.

Ndalimi i padrejtësisë dhe mburrjes.

Përulësia e modestia ndaj Allahut ka dy kuptime: Kuptimi i parë: të përulesh ndaj fesë së Allahut, duke mos e ngritur veten mbi fenë dhe duke mos u treguar mendjemadh ndaj saj e as ndaj zbatimit të dispozitave të saj. I dyti: të tregohesh modest ndaj robërve të Allahut për hir të Allahut, jo nga frika prej tyre dhe as nga shpresa për atë që ata posedojnë, por për hir të Allahut të Lartësuar.

Referencat

Sahihu i Muslimit (4/ 2198) (2865).

Më shumë (8)

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

لعبد الله البسام (7/ 497).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 344).

فتح ذي الجلال والإكرام.

لابن عثيمين (6/ 436).

سبل السلام بشرح بلوغ المرام.

لمحمد الصنعاني (2/ 691).