Skip to content

Vallë, a nuk po keni ushqim e pije aq sa doni?! Ndërkaq, unë e kam parë Pejgamberin tuaj ﷺ kur nuk gjente as hurma të dobëta që ta mbushte barkun me to.

Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

Vallë, a nuk po keni ushqim e pije aq sa doni?! Ndërkaq, unë e kam parë Pejgamberin tuaj ﷺ kur nuk gjente as hurma të dobëta që ta mbushte barkun me to.

أَلَسْتُمْ فِي طَعَامٍ وَشَرَابٍ مَا شِئْتُمْ؟ لَقَدْ رَأَيْتُ نَبِيَّكُمْ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَمَا يَجِدُ مِنَ الدَّقَلِ مَا يَمْلَأُ بِهِ بَطْنَهُ.

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u kujton njerëzve begatitë në të cilat gjenden dhe se ata vazhdojnë të kenë ushqim dhe pije aq sa dëshirojnë, pastaj tregon për gjendjen e Profetit ﷺ dhe se ai nuk gjente as hurma të cilësisë së dobët për të mbushur barkun e tij nga uria.

Mësime nga hadithi

Sqarim rreth gjendjes së Profetit ﷺ sa i përket asketizmit.

Inkurajimi për të qenë asket ndaj kësaj bote, për t'u mjaftuar me pak prej saj dhe për të marrë shembull Profetin ﷺ.

Përkujtimi i njerëzve për begatitë në të cilat gjenden dhe inkurajimi për ta falënderuar Allahun për to.

Referencat

Sahihu i Muslimit (4/ 2284) (2977).

Më shumë (10)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 537).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 421).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (7/ 300).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (3/ 370).

كشف المشكل.

لابن الجوزي (2/ 216).