Skip to content

“Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr

Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

“Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr.” E pyeta: "O i Dërguari i Allahut, për vrasësin po kuptohet, po çfarë është puna e të vrarit?" Më tha: “Edhe ai ishte i vendosur për ta vrarë vëllanë e vet.”

«إِذَا الْتَقَى الْمُسْلِمَانِ بِسَيْفَيْهِمَا فَالْقَاتِلُ وَالْمَقْتُولُ فِي النَّارِ»، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللهِ هَذَا الْقَاتِلُ، فَمَا بَالُ الْمَقْتُولِ؟ قَالَ: «إِنَّهُ كَانَ حَرِيصًا عَلَى قَتْلِ صَاحِبِهِ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se, kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, ku secili synon ta shkatërrojë tjetrin, atëherë vrasësi do të jetë në Zjarr për shkak se fillimisht e vrau tjetrin. Sahabëve u bëri problem çështja e të vrarit: si të jetë vallë ai në Zjarr. Kështu, Profeti ﷺ u tregoi se i tilli do të jetë në Zjarr po ashtu, sepse ishte i vendosur për ta vrarë tjetrin, e nga vrasja e tij e pengoi vetëm fakti se vrasësi shpejtoi dhe e vrau përpara.

Kuptimet e fjalëve

فما بالُ: البال: الحال والشأن.

Mësime nga hadithi

Dënimin e meriton ai që është i vendosur me zemër dhe është i përgatitur për të bërë mëkat, si dhe i ka marrë shkaqet për diç të tillë.

Tërheqja e vërejtjes nga luftimi i muslimanëve mes vete dhe kërcënimi me Zjarr për një vepër të tillë.

Luftimi mes muslimanëve me hak (me të drejtë) nuk futet në këtë kërcënim, fjala vjen, luftimi i agresorëve (ar. bugat) dhe i atyre që bëjnë dëme.

Vepruesi i mëkatit të madh nuk bën kufër (nuk del nga feja) thjesht pse ka bërë mëkat, sepse Profeti ﷺ i quajti muslimanë ata dy që luftojnë njëri-tjetrin.

Nëse dy muslimanë ndeshen me ndonjë mjet me të cilin ndodh vrasja, e kështu njëri prej tyre e vret tjetrin, atëherë vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr. Fakti që shpata u përmend në hadith është në aspektin e përmendjes së një lloji që arrihet përmes saj vrasja (e nuk është për qëllim kufizimi vetëm me të).

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 15) (31).

Sahihu i Muslimit (4/ 2213) (2888).

(1/ 26).

(1/ 166).

Më shumë (4)

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين شرح رياض الصالحين لابن عثيمين (1/ 71).

المعجم الوسيط.