Skip to content

“Nuk ndodh që dy këmbët e një robi, të cilat pluhurosen në rrugën e Allahut, t'i prekë Zjarri.”

Ebu Absi, Abdurrahman ibn Xhebri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Nuk ndodh që dy këmbët e një robi, të cilat pluhurosen në rrugën e Allahut, t'i prekë Zjarri.”

«مَا اغْبَرَّتْ قَدَمَا عَبْدٍ فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَتَمَسَّهُ النَّارُ».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith dha sihariq se atij që i mbulohen këmbët me pluhur, duke luftuar në rrugën e Allahut, Zjarri nuk do ta prekë.

Mësime nga hadithi

Sihariqi për atë që lufton në rrugën e Allahut se do të shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit.

Profeti ﷺ i përmendi këmbët në veçanti, megjithëse pluhuri mbulon të gjithë trupin, sepse shumica e atyre që luftonin në atë kohë, luftonin në këmbë, dhe kështu këmbët u mbuloheshin me pluhur në çdo rast.

Ibn Haxheri ka thënë: "Nëse këmbët ndalohen nga Zjarri vetëm për shkak se u prekën nga pluhuri, atëherë si do të jetë gjendja e atij që punoi me zell, u përpoq dhe dha më të mirën e tij?!"

Referencat

Sahihu i Buhariut (4/ 20) (2811).

(2/ 7) (907).

Më shumë (8)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 424).

التنوير شرح الجامع الصغير.

للصنعاني (7/ 361).

فيض القدير شرح الجامع الصغير.

للمناوي (5/ 437).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (2/ 911).