"Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit."
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit."
«الحَسَن والحُسَيْن سَيِّدا شَباب أهْل الجنة».
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se dy nipërit e tij, Hasani dhe Husejni, djemtë e Ali ibn Ebu Talibit dhe Fatimes, vajzës së Profetit ﷺ, janë zotërinjtë e atyre që vdesin të rinj dhe hyjnë në Xhenet për nga virtyti, ose janë zotërit e të rinjve të Xhenetit, përveç pejgamberëve dhe halifëve të drejtë.
Kjo tregon qartë vlerën e Hasanit dhe Husejnit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
Është thënë në lidhje me domethënien e hadithit: Në kohën kur është thënë hadithi, ata ishin zotërinjtë e të rinjve që ishin prej banorëve të Xhenetit nga të rinjtë e asaj kohe. Ose, ata janë më të dalluar se ata për të cilët nuk është vërtetuar një përparësi e përgjithshme, si ajo që është vërtetuar për pejgamberët dhe halifët. Ose, ata janë zotërinjtë e atyre që zotërojnë cilësitë e rinisë dhe burrërisë, si trimëria, bujaria dhe guximi, dhe nuk i referohet moshës së re, sepse Hasani dhe Husejni të dy vdiqën në moshë të mesme.
Suneni i Tirmidhiut (6/ 113) (3768).
Musnedi i Ahmedit (17/ 31) (10999).
Më shumë (6)
حاشية السندي على سنن ابن ماجه.
محمد بن عبد الهادي التتوي (1/ 56).
تحفة الأحوذي بشرح جامع الترمذي.
محمد المباركفوري (10/ 178).
المصباح المنير في غريب الشرح الكبير.
لأحمد الفيومي (1/ 294).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- المعايشون للمصطفى صلى الله عليه وسلم(الحسن والحسين سيِّدا شباب أهل الجنة)). ([291])
- المعايشون للمصطفى صلى الله عليه وسلم(الحسن والحسين سيدا شباب أهل الجنة))،([325])
- المناهج التعليمية - الصف السادسالمناهج الدراسية - التوحيد - الصف السادس «الْحَسَنُ وَالْحُسَيْنُ سَيِّدَا شَبَابِ أَهْلِ الْجَنَّةِ»[38].