Sikur të dinte ai që kalon përpara namazliut (mes tij dhe sutrës) se me çfarë mëkati ngarkohet, do të ishte më mirë të priste dyzet sesa t'i kalonte përpara.
Busër ibn Seidi tregon se Zejd ibn Halidi e dërgoi atë tek Ebu Xhuhejmi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ta pyetur nëse kishte dëgjuar diçka prej të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth atij që i kalon përpara namazliut. Ebu Xhuhejmi i tha: “Po, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Sikur të dinte ai që kalon përpara namazliut (mes tij dhe sutrës) se me çfarë mëkati ngarkohet, do të ishte më mirë të priste dyzet sesa t'i kalonte përpara.” Ebu Nadri ka thënë: “Nuk di a përmendi: dyzet ditë, muaj apo vjet.”
«لَوْ يَعْلَمُ الْمَارُّ بَيْنَ يَدَيِ الْمُصَلِّي مَاذَا عَلَيْهِ لَكَانَ أَنْ يَقِفَ أَرْبَعِينَ خَيْرًا لَهُ مِنْ أَنْ يَمُرَّ بَيْنَ يَدَيْهِ» قَالَ أَبُو النَّضْرِ: لَا أَدْرِي قَالَ: أَرْبَعِينَ يَوْمًا أَوْ شَهْرًا أَوْ سَنَةً؟
Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër kalimit para atij që fal namazin farz ose nafile, dhe se nëse ai që e bën këtë qëllimisht do ta dinte mëkatin që i ngarkohet, do të zgjidhte të qëndronte dyzet; pasi kjo është më e mirë për të sesa të kalojë para tij. Ebu Nadri, transmetuesi i hadithit, tha: “Nuk di a përmendi: dyzet ditë, muaj apo vjet.”
Është e ndaluar të kalohet përpara namazliut, nëse ai nuk ka sutër (pengesë), ose të kalohet ndërmjet tij dhe asaj, nëse ai ka sutër.
Ibn Haxheri ka thënë: "Ka mospajtime në përcaktimin e kësaj, prandaj është thënë: nëse kalon mes tij dhe hapësirës së sexhdes së tij; është thënë: mes tij dhe atij sa tre kutë; dhe është thënë: mes tij dhe atij sa hedhja e një guri."
Sujutiu ka thënë: "Me kalimin nënkuptohet të kalohet përpara tij tërthorazi, ndërsa nëse ecën përpara tij duke shkuar në drejtim të kibles, nuk përfshihet në kërcënim."
Më e mira për namazliun është që të mos falet në rrugët e njerëzve dhe në vendet ku ata e kanë të domosdoshme të kalojnë, në mënyrë që të mos i mangësohet namazi i tij dhe të mos i fusë kalimtarët në gjynah, si dhe duhet të vendosë një sutre dhe pengesë ndërmjet tij dhe kalimtarëve.
Nga kjo nxirret se mëkati që vjen si pasojë e gjynahut në botën tjetër, edhe nëse është i vogël, është më i madh se çdo vështirësi në këtë botë, sado e rëndë të jetë ajo.
Sahihu i Buhariut (1/ 108) (510).
Sahihu i Muslimit (1/ 363) (507).
Më shumë (6)
تيسير العلام.
للبسام تيسير العلام (ص184).
تنبيه الأفهام.
لابن عثيمين (2/ 239).
الإلمام بشرح عمدة الأحكام.
لإسماعيل الأنصاري (1/ 154).
Cituar në libra
4 LibraMë shumë (4)
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهم«لَوْ يَعْلَمُ الْمَارُّ بَيْنَ يَدَيِ الْمُصَلِّي مَاذَا عَلَيْهِ، لَكَانَ أَنْ يَقِفَ أَرْبَعِينَ خَيْرًا لَهُ مِنْ أَنْ يَمُرَّ بَيْنَ يَدَيْهِ». قَالَ أَبُو النَّضْرِ: لَا أَدْرِي أَقَالَ أَرْبَعِينَ يَوْمًا، أَوْ شَهْرًا، أَوْ سَنَةً [
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 8«لَوْ يعلمُ المارُّ بينَ يَدَي المُصَلِّي ماذا عليه لكَانَ أن يقفَ أرْبَعينَ خَيْراً لَهُ من أن يَمُرَّ بَيْنَ يَدَيْه».
- ما لا يسع أطفال المسلمين جهله«لَوْ يَعْلَمُ المَارُّ بَيْنَ يَدَيِ المُصَلِّي مَاذَا عَلَيْهِ، لَكَانَ أَنْ يَقِفَ أَرْبَعِينَ خَيْرًا لَهُ مِنْ أَنْ يَمُرَّ بَيْنَ يَدَيْهِ»[146].
- مجموعة زاد التربية الإسلامية (3)، والسيرة النبوية (3)التربية الإٍسلامية -3- «لَوْ يَعْلَمُ الْمَارُّ بَيْنَ يَدَيِ الْمُصَلِّي مَاذَا عَلَيْهِ، لَكَانَ أَنْ يَقِفَ أَرْبَعِينَ خَيْرًا لَهُ مِنْ أَنْ يَمُرَّ بَيْنَ يَدَيْهِ»