“Këto xhami nuk janë bërë për këto gjëra, urinim e ndyrësi, porse ato janë bërë për ta përmendur Allahun e Madhërishëm, për namaz dhe lexim të Kuranit.”
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Po rrinim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në xhami, kur erdhi një beduin dhe u ndal të urinojë në xhami. Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ iu drejtuan: “Ndal, ndal!” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mos ia ndërpritni! Lëreni!”, andaj e lanë derisa e kreu urinimin. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ e thirri dhe i tha: “Këto xhami nuk janë bërë për këto gjëra, urinim e ndyrësi, porse ato janë bërë për ta përmendur Allahun e Madhërishëm, për namaz dhe lexim të Kuranit”, ose sido që të ketë thënë i Dërguari i Allahut ﷺ. Pastaj urdhëroi njërin nga të pranishmit, i cili solli një kovë me ujë dhe ia hodhi vendit ku urinoi beduini.”
بَيْنَمَا نَحْنُ فِي الْمَسْجِدِ مَعَ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذْ جَاءَ أَعْرَابِيٌّ، فَقَامَ يَبُولُ فِي الْمَسْجِدِ، فَقَالَ أَصْحَابُ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: مَهْ مَهْ، قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «لَا تُزْرِمُوهُ، دَعُوهُ» فَتَرَكُوهُ حَتَّى بَالَ، ثُمَّ إِنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ دَعَاهُ فَقَالَ لَهُ: «إِنَّ هَذِهِ الْمَسَاجِدَ لَا تَصْلُحُ لِشَيْءٍ مِنْ هَذَا الْبَوْلِ، وَلَا الْقَذَرِ إِنَّمَا هِيَ لِذِكْرِ اللهِ عَزَّ وَجَلَّ، وَالصَّلَاةِ وَقِرَاءَةِ الْقُرْآنِ» أَوْ كَمَا قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: فَأَمَرَ رَجُلًا مِنَ الْقَوْمِ فَجَاءَ بِدَلْوٍ مِنْ مَاءٍ فَشَنَّهُ عَلَيْهِ.
Profeti ﷺ ishte në xhaminë e tij me shokët e tij, kur erdhi një beduin nga shkretëtira dhe u ul të urinonte në një cep të xhamisë. Sahabët e qortuan dhe i thanë: "Ndalo dhe hiq dorë nga kjo." Profeti ﷺ tha: "Lëreni e mos ia ndërprisni urinimin." Ata e lanë derisa përfundoi. Pastaj Profeti ﷺ e thirri dhe i tha: "Këto xhami nuk janë bërë për asnjë gjë të tillë si urina apo llojet e ndyrësive, ato janë vetëm për përmendjen e Allahut të Madhërishëm, për faljen e namazit, për leximin e Kuranit e të ngjashme me to." Pastaj, Profeti ﷺ urdhëroi njërin prej sahabëve, i cili solli një kovë të mbushur me ujë dhe e derdhi mbi urinën e tij me lehtësi.
Obligimi i nderimit të xhamive dhe ruajtjes së tyre nga ajo që nuk u ka hije.
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon ruajtjen dhe pastrimin e xhamive nga papastërtitë, ndyrësirat dhe pështyma, si dhe nga ngritja e zërave, grindjet, shitblerja, kontratat e tjera dhe çështje të tjera të ngjashme."
Butësia ndaj të paditurit dhe t'i mësohet ajo që i nevojitet pa qortim dhe pa lëndim, nëse nuk e bën shkeljen nga nënvlerësimi apo kokëfortësia.
Profeti ﷺ ishte mësues i mëshirshëm, disiplinues i butë dhe edukator i durueshëm.
Nxitja për gjallërimin e shtëpive të Allahut të Lartësuar me namaz, leximin e Kuranit dhe përmendjen e Allahut të Lartësuar.
Sahihu i Buhariut (1/ 54) (221).
Sahihu i Muslimit (1/ 236) (285).
Më shumë (8)
نزهة المتقين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1159).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (20/ 98).
بهجة الناظرين.
لسليم الهلالي (3/ 191).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (6/ 436).
Cituar në libra
6 LibraMë shumë (6)
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمالصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهم«لَا تُزْرِمُوهُ دَعُوهُ» فَتَرَكُوهُ حَتَّى بَالَ، ثُمَّ إِنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ دَعَاهُ فَقَالَ لَهُ: «إِنَّ هَذِهِ الْمَسَاجِدَ لَا تَصْلُحُ لِشَيْءٍ مِنْ هَذَا الْبَوْلِ، وَلَا الْقَذَرِ إِنَّمَا هِيَ لِذِكْرِ اللهِ عَزَّ وَجَلَّ، وَالصَّ
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمالصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمبَيْنَمَا نَحْنُ فِي الْمَسْجِدِ مَعَ رَسُولِ اللهِ ﷺ. إِذْ جَاءَ أَعْرَابِيٌّ فَقَامَ يَبُولُ فِي الْمَسْجِدِ، فَقَالَ أَصْحَابُ رَسُولِ اللهِ ﷺ: مَهْ مَهْ، قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ ﷺ: «لَا تُزْرِمُوهُ دَعُوهُ» فَتَرَكُوهُ حَتَّى بَالَ،
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهم«لَا تُزْرِمُوهُ دَعُوهُ» فَتَرَكُوهُ حَتَّى بَالَ، ثُمَّ إِنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ دَعَاهُ فَقَالَ لَهُ: «إِنَّ هَذِهِ الْمَسَاجِدَ لَا تَصْلُحُ لِشَيْءٍ مِنْ هَذَا الْبَوْلِ، وَلَا الْقَذَرِ إِنَّمَا هِيَ لِذِكْرِ اللهِ عَزَّ وَجَلَّ، وَالصَّ
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمبَيْنَمَا نَحْنُ فِي الْمَسْجِدِ مَعَ رَسُولِ اللهِ ﷺ. إِذْ جَاءَ أَعْرَابِيٌّ فَقَامَ يَبُولُ فِي الْمَسْجِدِ، فَقَالَ أَصْحَابُ رَسُولِ اللهِ ﷺ: مَهْ مَهْ، قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ ﷺ: «لَا تُزْرِمُوهُ دَعُوهُ» فَتَرَكُوهُ حَتَّى بَالَ،
- الله -جل جلاله- أنيس المحبين وملاذ القاصدين«إِنَّ هَذِهِ المَسَاجِدَ لَا تَصْلُحُ لِشَيْءٍ مِنْ هَذَا البَوْلِ، وَلَا القَذَرِ، إِنَّمَا هِيَ لِذِكْرِ اللهِ -عز وجل- ، وَالصَّلَاةِ وَقِرَاءَةِ القُرْآنِ»
- المناهج التعليمية - الصف الثالث مادة الفقه - الصف الثالث«إِنَّ هَذِهِ المَسَاجِدَ لَا تَصْلُحُ لِشَيْءٍ مِنْ هَذَا البَوْلِ وَلَا القَذَرِ»[7].