Skip to content

“Myezinët do t'i kenë qafat më të gjata në mesin e njerëzve në Ditën e Kiametit.”

Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

“Myezinët do t'i kenë qafat më të gjata në mesin e njerëzve në Ditën e Kiametit.”

«الْمُؤَذِّنُونَ أَطْوَلُ النَّاسِ أَعْنَاقًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se myezinët, të cilët thërasin për në namaz, do të jenë njerëzit me qafat më të gjata Ditën e Kiametit, për shkak të nderit të punës së tyre, të mirat e tyre të shumta dhe shpërblimin e tyre të madh.

Mësime nga hadithi

Vlera e ezanit dhe nxitja për kryerjen e tij.

Sqarimi i nderit të myezinëve dhe statusit të tyre të lartë Ditën e Kiametit.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 290) (387).

Më shumë (8)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 251).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (5/ 31).

شرح صحيح مسلم.

النووي (4/ 89).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 768).