Skip to content

“Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikurse ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikurse ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”

«السَّاعِي عَلَى الأَرْمَلَةِ وَالمِسْكِينِ، كَالْمُجَاهِدِ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، أَوِ القَائِمِ اللَّيْلَ الصَّائِمِ النَّهَارَ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, ai që kujdeset për interesat e një gruaje, së cilës i ka vdekur burri dhe që nuk ka kush kujdeset për punët e saj, si dhe ndaj të varfrit nevojtar, ku shpenzon ndaj tyre duke pritur shpërblimin nga Allahu i Lartësuar, e ka shpërblimin si ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikur ai që falet natën e nuk lodhet dhe sikurse ai që agjëron e nuk e prish agjërimin.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Inkurajimi për të bashkëpunuar, bashkëndier dhe për t'i plotësuar nevojat e të dobëtëve.

Adhurimi përfshin çdo vepër të mirë dhe pjesë e adhurimit është kujdesi për të venë dhe për nevojtarin.

Ibën Hubejra ka thënë: "Kuptimi është se Allahu i Lartësuar ia mbledh shpërblimin agjëruesit, atij që fal namaz nate dhe muxhahidit përnjëherësh; për faktin se për të venë ishte në vend të burrit të saj... dhe i ndihmoi nevojtarit, i cili nuk ishte në gjendje t'i ndihmojë vetes, kështu që e shpenzoi për të tepricën e ushqimit të tij ditor dhe dha mund për të, kështu që dobia e tij ishte e barabartë me agjërimin, namazin dhe xhihadin.

Referencat

Sahihu i Buhariut (7/ 62) (5353).

Sahihu i Muslimit (4/ 2286) (2982).

Më shumë (9)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم بن عيد الهلالي (1/ 351).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل بن عبد العزيز المبارك (ص198).

رياض الصالحين (ص107) (265).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (3/ 99).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (275).