Skip to content

dhe i thamë: ‘Ti je zotëria ynë!’ Ai tha: ‘Zotëria është Allahu!’ Ne i thamë: ‘Ti je më i virtytshmi dhe më superiori ndër ne!’ Ai tha: ‘Mund t'i thoni këto fjalë ose një pjesë të tyre, mirëpo kurrsesi mos e lejoni djallin që t'ju përdorë!’”

Përcillet nga Abdullah ibn Esh-Shikhir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:

"Shkova te i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) me delegacionin e Beni Amirit dhe i thamë: ‘Ti je zotëria ynë!’ Ai tha: ‘Zotëria është Allahu!’ Ne i thamë: ‘Ti je më i virtytshmi dhe më superiori ndër ne!’ Ai tha: ‘Mund t'i thoni këto fjalë ose një pjesë të tyre, mirëpo kurrsesi mos e lejoni djallin që t'ju përdorë!’”

انْطَلَقْتُ في وَفدِ بَنِي عَامِرٍ إِلى رَسُولِ الله صلى الله عليه وسلم، فَقُلنا: أَنتَ سيّدُنَا، فقال: «السَّيدُ اللهُ»، قُلنا: وَأَفْضَلُنا فَضْلاً، وأعظَمُنا طَوْلاً، فقال: «قُولُوا بِقَولِكُم، أَو بَعضِ قولِكُم، وَلَا يَسْتَجْرِيَنَّكُم الشَّيطَانُ».

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Një grup njerëzish shkuan te Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe kur mbërritën tek ai, e lavdëruan me disa fjalë që ai (paqja qoftë mbi të!) nuk i pëlqeu. Ata i thanë: "Ti je zotëria ynë" Ai (paqja qoftë mbi të!) tha: "Zotëria është Allahu!" Atij i takon zotërimi dhe sundimi i plotë mbi krijesat e Tij, ndërsa krijesat janë robërit e Tij. Ata i thanë: "Ti je më i virtytshmi ndër ne." D.m.th. më i larti ndër ne në pozitë, në fisnikëri dhe në veçori. Dhe: "Ti je më superiori ndër ne." Domethënë: ti je më superiori ndër ne, në bamirësi, në madhështi dhe në pozitë. Pastaj Profeti (paqja qoftë mbi të!) i këshilloi që të thonin fjalët e tyre të zakonshme dhe të mos viheshin në siklet në përzgjedhjen e fjalëve, si dhe të bënin kujdes gjithashtu që djalli të mos i shtynte drejt ekstremizmit dhe kalimit të caqeve, duke rënë në gjëra të paligjshme si shirku dhe mjetet që të çojnë në shirk.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Pozita e lartë e Profetit (paqja qoftë mbi të!) në zemrat e shokëve të tij dhe respekti që ata kishin për të.

Ndalimi i sikletosjes në përzgjedhjen e fjalëve dhe të qenët mesatar në të folur.

Ruajtja e teuhidit nga fjalët dhe veprat që e cenojnë atë.

Ndalimi i ekstremizmit në lavdërimin e dikujt, ngase ai është një prej shtigjeve të djallit.

Profeti (paqja qoftë mbi të!) është zotëria i bijve të Ademit, ndërsa ajo që është cekur në këtë hadith, është thënë nga modestia dhe nga frika se mos po i kalonin caqet në lavdërimin e tij.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (7/ 184) (4806).

Musnedi i Ahmedit (26/ 234) (16307).

Më shumë (6)

الملخص في شرح كتاب التوحيد.

لصالح الفوزان (ص424).

الجديد في شرح كتاب التوحيد.

لمحمد القرعاوي (ص472).

مشكاة المصابيح.

للألباني مشكاة المصابيح (3/ 1373).