Skip to content

"Mos u jepni pas pronave bujqësore, që të mos lidheni pas dynjasë."

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Mos u jepni pas pronave bujqësore, që të mos lidheni pas dynjasë."

«لاَ تَتَّخِذُوا الضَّيْعَةَ فَتَرْغَبُوا فِي الدُّنْيَا».

Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
Hadith hasen li-gajrihi.
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi grumbullimin e tokave bujqësore, pemishteve dhe kopshteve, sepse ato janë ndër shkaqet që e bëjnë njeriun të lidhet pas dynjasë dhe ta shpërqendrojnë nga Ahireti.

Mësime nga hadithi

Ndalimi i lidhjes së tepruar me dynjanë, e cila e largon njeriun nga Ahireti.

Hadithi nuk e ndalon zotërimin e asaj që është e nevojshme për jetesë, por ndalon zhytjen e tepërt në dynja dhe harrimin e ahiretit.

Sindiu ka thënë: "Qëllimi është që mos e teproni në sigurimin dhe shtimin e tokave bujqësore, që të mos shpërqendroheni nga përmendja e Allahut."

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (4/ 155) (2328).

Musnedi i Ahmedit (6/ 54) (3579).

Më shumë (3)

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (331/7).

شرح رياض الصالحين لابن عثيمين (375/3).