Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë)
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë).” Këtë e tha tri herë.
«هلك المُتَنَطِّعُون» قالها ثلاثًا.
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për dështimin dhe humbjen që do t'i godasë tepruesit, - të cilët veprojnë pa udhëzim (fetar) e pa dituri, - në fenë e tyre, në jetën e kësaj bote, si dhe në fjalët e veprimet e tyre. Pra, tepruesit, të cilët e tejkalojnë kufirin ligjor që e solli Profeti ﷺ.
....:
Ndalimi i teprimit në të gjitha çështjet dhe nxitja për të shmangur atë nga çdo gjë, sidomos në aktet e adhurimit dhe në madhërimin e njerëzve të devotshëm.
Të kërkosh përsosurinë në adhurim dhe në gjëra të tjera është gjë e lavdërueshme, por bëhet duke ndjekur udhëzimet e fesë.
Është e preferuar që çështja e rëndësishme të nënvizohet, sepse Profeti ﷺ e përsëriti këtë fjali tri herë.
Islami është fe tolerante dhe e lehtë.
Sahihu i Muslimit (4/ 2055) (2670).
Më shumë (4)
الجديد في شرح كتاب التوحيد.
للقرعاوي (ص180).
الملخص في شرح كتاب التوحيد.
لصالح الفوزان (ص167).
Cituar në libra
4 LibraMë shumë (4)
- حراسة التوحيدإقامة البراهين على حكم من استغاث بغير الله«هَلَكَ المُتَنَطِّعُونَ» قَالَهَا ثَلَاثًا.
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 1 «هَلَكَ الْمُتَنَطِّعُونَ» قَالَهَا ثَلاَثاً.
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 8«هَلَكَ المُتَنَطِّعُونَ» قَالَهَا ثَلاثاً.
- مجموعة زاد الحديث(2)1«هلك المتنطعون - قالها ثلاثا»