“Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur njeriu të kalojë pranë varrit të tjetrit dhe të thotë: "Ah, sikur të isha në vend të tij!”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur njeriu të kalojë pranë varrit të tjetrit dhe të thotë: "Ah, sikur të isha në vend të tij!”
«لاَ تَقُومُ السَّاعَةُ حَتَّى يَمُرَّ الرَّجُلُ بِقَبْرِ الرَّجُلِ فَيَقُولُ: يَا لَيْتَنِي مَكَانَهُ».
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur njeriu të kalojë pranë varrit dhe të dëshirojë të ishte në vend të tij (i vdekur). Shkak është frika që ka për veten e tij se mos i humb feja, për shkak të dominimit të së kotës dhe njerëzve që merren me këtë gjë, shfaqjes së fitneve (trazirave, sprovave), mëkateve dhe të këqijave.
Sinjalizimi se mëkatet dhe fitnet (trazirat) do të shfaqen në kohën e fundit (para Kiametit).
Inkurajimi që të bëjmë kujdes dhe të përgatitemi për vdekjen me besim dhe vepra të mira e të largohemi nga vendet e fitneve dhe sprovave.
Sahihu i Buhariut (9/ 58) (7115).
Sahihu i Muslimit (4/ 2231) (157).
Më shumë (4)
إكمال المعلم (8/451).
شرح ابن بطال (10/58).
الإفصاح عن معاني الصحاح (6/295).
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (44/ 388).