Çfarë mendon, ti, o Ebu Bekër, për dy persona, i treti i të cilëve është Allahu?
Ebu Bekër Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
“Teksa ishim në shpellë (me të Dërguarin), pashë këmbët e idhujtarëve sipër kokave tona, andaj thashë: “O i Dërguari i Allahut, sikur ndonjëri prej tyre të shikojë te këmbët e veta, do të na shohë, meqë jemi përfundi këmbëve të tyre.” Ai tha: “Çfarë mendon, ti, o Ebu Bekër, për dy persona, i treti i të cilëve është Allahu?”
نَظَرْتُ إِلَى أَقْدَامِ الْمُشْرِكِينَ عَلَى رُءُوسِنَا وَنَحْنُ فِي الْغَارِ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللهِ لَوْ أَنَّ أَحَدَهُمْ نَظَرَ إِلَى قَدَمَيْهِ أَبْصَرَنَا تَحْتَ قَدَمَيْهِ، فَقَالَ: «يَا أَبَا بَكْرٍ، مَا ظَنُّكَ بِاثْنَيْنِ اللهُ ثَالِثُهُمَا».
Prijësi i besimtarëve, Ebu Bekër Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë në kohën e hixhretit: Shikova te këmbët e idhujtarëve ndërkohë që ata po qëndronin mbi kokat tona, sipër shpellës Theur, e ne ishim brenda saj, andaj i thashë: “O i Dërguari i Allahut, sikur ndonjëri prej tyre të shikonte te këmbët e veta, do të na shihte, meqë jemi përfundi këmbëve të të tyre.” Ai tha: “O Ebu Bekër, ç'mendon për dy vetë, i treti i të cilëve është Allahu me fitoren, ndihmën, mbrojtjen dhe udhëzimin e Tij?!”
Virtyti i Ebu Bekër Sidikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), meqë e shoqëroi të Dërguarit të Allahut ﷺ gjatë hixhretit (emigrimit) të tij nga Meka në Medinë, dhe ndarjen nga familja dhe pasuria e tij.
Dhembshuria e Ebu Bekër Sidikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dashuria e tij e madhe për të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe frika e tij për të nga armiqtë.
Është obligim të kemi besim të plotë tek Allahu i Lartmadhëruar dhe të gjejmë qetësi në përkujdesjen dhe mbrojtjen e Tij, pasi të kemi bërë përpjekje për të marrë masat dhe për të treguar kujdes.
Kujdesi i Allahut të Lartësuar për profetët dhe të dashurit e Tij, dhe mbrojtja e Tij për ta me ndihmë. Allahu i Lartësuar thotë: "Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët."
Tërheqje vëmendjeje se kushdo që mbështetet tek Allahu, Ai i mjafton, e përkrah, e ndihmon, e ruan dhe e mbron.
Mbështetja e përsosur e Profetit ﷺ në Zotin e tij, si dhe fakti se ai i mbështetej Atij dhe ia dorëzonte Atij çështjen e tij.
Trimëria e Profetit ﷺ dhe qetësimi i zemrave dhe shpirtrave të të tjerëve nga ana e tij.
Ikja për ta ruajtur fenë nga frika e armikut dhe marrja e shkaqeve.
Sahihu i Buhariut (5/ 4) (3653).
Sahihu i Muslimit (4/ 1854) (2381).
Më shumë (4)
شرح صحيح مسلم (149/15).
فتح الباري (11/7).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (276/2) شرح رياض الصالحين لابن عثيمين (563/1).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- الله -جل جلاله- أنيس المحبين وملاذ القاصدين«مَا ظَنُّكَ بِاثْنَيْنِ اللهُ ثَالِثُهُمَا؟»
- كامل الصورة (1و2) لتعزيز اليقين وتثبيت الثوابتكامل الصورة (1,2) لتعزيز اليقين وتثبيت الثوابت«نَظَرْتُ إِلَى أَقْدَامِ الْمُشْرِكِينَ عَلَى رُءُوسِنَا وَنَحْنُ فِي الْغَارِ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ!، لَوْ أَنَّ أَحَدَهُمْ نَظَرَ إِلَى قَدَمَيْهِ، أَبْصَرَنَا تَحْتَ قَدَمَيْهِ. فَقَالَ: يَا أَبَا بَكْر، مَا ظَنُّكَ بِاثْنَيْنِ