Skip to content

“Çfarë mendoni sikur para portës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë ku ai lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej papastërti në trupin e tij?!

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të!) duke thënë:

“Çfarë mendoni sikur para portës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë ku ai lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej papastërti në trupin e tij?! Të pranishmit thanë: 'Nuk do të mbetej asnjë papastërti në trupin e tij!' Ai tha: 'Ky është dhe shembulli i namazeve me të cilat Allahu shlyen mëkatet.'”

«أَرَأَيْتُمْ لَوْ أَنَّ نَهَرًا بِبَابِ أَحَدِكُمْ يَغْتَسِلُ فِيهِ كُلَّ يَوْمٍ خَمْسًا، مَا تَقُولُ ذَلِكَ يُبْقِي مِنْ دَرَنِهِ؟» قَالُوا: لَا يُبْقِي مِنْ دَرَنِهِ شَيْئًا، قَالَ: «فَذَلِكَ مِثْلُ الصَّلَوَاتِ الخَمْسِ، يَمْحُو اللَّهُ بِهِ الخَطَايَا».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) i përngjasoi pesë namazet e ditës dhe të natës në shlyerjen e mëkateve dhe gabimeve të vogla me një lumë që rrjedh para derës së shtëpisë së njeriut, ku ai lahet pesë herë në ditë dhe nga kjo në trupin e tij nuk mbetet asnjë papastërti.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Kjo vlerë është specifike për shlyerjen e mëkateve të vogla. Ndërsa, për mëkate të mëdha duhet të pendohemi patjetër.

Vlera e faljes së pesë namazeve dhe kujdesi ndaj tyre, duke i plotësuar kushtet që janë para se futemi në namaz dhe kushtet që janë brenda në namaz dhe duke i kryer veprimet e detyrueshme dhe veprimet e pëlqyeshme.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 112) (528).

Sahihu i Muslimit (1/ 462) (667).

(1/ 282).

Më shumë (7)

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

مجموعة من الباحثين (2/ 773).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص610).

المعجم الوسيط.

النهاية في غريب الحديث والأثر.

لابن الأثير (2/ 115).