Skip to content

"Si nuk ka frikë ai që e ngre kokën para imamit se Allahu mund t'ia shndërrojë kokën në kokë gomari?” - Ose ka thënë: “... se Allahu mund t'ia shndërrojë pamjen në pamje gomari?”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

"Si nuk ka frikë ai që e ngre kokën para imamit se Allahu mund t'ia shndërrojë kokën në kokë gomari?” - Ose ka thënë: “... se Allahu mund t'ia shndërrojë pamjen në pamje gomari?”

«أَمَا يَخْشَى أَحَدُكُمْ - أَوْ: لاَ يَخْشَى أَحَدُكُمْ - إِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ قَبْلَ الإِمَامِ، أَنْ يَجْعَلَ اللَّهُ رَأْسَهُ رَأْسَ حِمَارٍ، أَوْ يَجْعَلَ اللَّهُ صُورَتَهُ صُورَةَ حِمَارٍ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron kërcënimin e rëndë ndaj atij që ngre kokën para imamit (gjatë namazit), se Allahu mund t'ia shndërrojë kokën në kokë gomari ose mund t'ia shndërrojë pamjen në pamje gomari.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Ekzistojnë katër situata në raport me namazfalësin dhe imamin: tri janë të ndaluara: parakalimi i tij, të qenët njëjtë me të dhe vonimi pas tij. Ajo që është obligim është pasimi i imamit.

Namazfalësi e ka obligim ta pasojë imamin gjatë namazit.

Kërcënimi për t'ia shndërruar imazhin e dikujt që ngre kokën para imamit në imazhin e gomarit është gjë e mundur dhe konsiderohet prej deformimit.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 140) (691).

Sahihu i Muslimit (1/ 321) (427).

Më shumë (6)

الإلمام بشرح عمدة الأحكام.

لإسماعيل الأنصاري (1/ 111).

خلاصة الكلام شرح عمدة الأحكام.

لفيصل آل مبارك (ص65).

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

للبسام (ص133).