Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

16 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (110)
أبو موسى الأشعري7 عمر بن الخطاب6 النعمان بن بشير5 أم عطية4 علي4 ‌ابن عباس3 أبو بكرة3 أبو مسعود3 جرير بن عبد الله3 حذيفة3 سهل بن سعد3 عبادة بن الصامت3 أبو أيوب الأنصاري2 أبو قتادة2 أبو هريرة قال2 ‌أبي هريرة2 أسامة بن زيد2 البراء2 البراء بن عازب2 حكيم بن حزام2 ‌عائشة2 عبد الله بن عمرو بن العاص2 عقبة بن عامر2 عمر2 عمران بن حصين2 إبراهيم النخعي عن همام بن الحارث قال1 أبو أيوب1 أبو بردة الأنصاري1 أبو بردة بن أبي موسى1 أبو بشير الأنصاري1 أبو بكر الصديق1 أبو حازم بن دينار1 أبو حازم قال1 أبو حمزة أنس بن مالك1 أبو حميد الساعدي1 أبو ذر1 أبو سعيد الخدري وعن أبي هريرة1 أبو شريح1 أبو طلحة1 أبو عبد الرحمن عبد الله بن عمر بن الخطاب1 أبو عبد الرحمن عبد الله بن مسعود1 أبو عبد الله النعمان بن بشير1 أبو عبس عبد الرحمن بن جبر1 أبو مسعود عقبة بن عمرو الأنصاري البدري1 أبو هريرة عبد الرحمن بن صخر1 ‌أبي قتادة السلمي1 أبيه أبي موسى الأشعري1 أبيه قال1 أسماء بنت أبي بكر1 الأسود بن يزيد قال1 الحسن قال1 الزبير بن العوام1 المغيرة1 المغيرة بن شعبة1 المقداد بن عمرو الكندي1 أم المؤمنين أم عبد الله عائشة1 أم قيس بنت محصن1 أمير المؤمنين أبي حفص عمر بن الخطاب1 ‌أنس بن مالك1 بريدة بن الحصيب1 جبير بن مطعم1 حارثة بن وهب الخزاعي1 خولة الأنصارية1 رافع بن خديج1 زيد بن ثابت1 زيد بن خالد1 زيد بن خالد الجهني1 زينب بنت جحش1 سليمان بن صرد1 ‌سهل1 سهل بن سعد الساعدي1 شداد بن أوس1 صفوان بن محرز قال1 طلحة بن عبيد الله1 عائشة وعبد الله بن عباس1 عبادة1 عبد الرحمن بن أبي ليلى قال1 ‌عبد الله بن زيد1 عبد الله بن مالك ابن بحينة1 عبد الله بن مغفل1 عبد الله بن يزيد الخطمي قال1 عثمان1 عدي بن حاتم1 عكرمة1 عمار بن ياسر1 عمر بن أبي سلمة1 عمرو بن سليم الأنصاري قال1 عمرو بن عامر عن ‌أنس بن مالك قال1 ‌قتادة رحمه الله قال1 قتادة قال1 مالك بن أوس بن الحدثان أنه قال1 ‌محمود بن لبيد1 مصعب بن سعد قال1 معاذ بن جبل1 معاذة قالت1 معاوية1 معقل بن يسار المزني1 ميمونة أم المؤمنين1 ‌وراد كاتب المغيرة بن شعبة قال1 يحيى بن عمارة المازني قال1
“Një ditë Profeti ﷺ u ul në minber, kurse ne përreth tij, e në atë rast tha: “Gjëja prej së cilës frikësohem për ju, pas meje, është fakti se do t'ju hapen bukuritë dhe stolitë e dynjasë.” Njëri tha: “O i Dërguari i Allahut, e mira a mund ta sjellë të keqen?” Profeti ﷺ heshti, e atij (pyetësit) i thanë: “Ç'është puna jote, po i flet Profetit ﷺ, e ai nuk po ta kthen?” Pastaj vërejtëm se Profetit ﷺ po i zbriste shpallja. Pasi përfundoi, i fshiu djersët dhe pyeti: “Ku është pyetësi?” U duk sikur po e lavdëronte dhe tha: “E mira nuk e sjell të keqen, (dhënia pas grumbullimit të pasurisë së shumtë dëmton sikundërqë) gjelbërimi i pranverës e mbyt kafshën ose e sjell në prag të ngordhjes, përveç asaj që kullot bar të njomë; ajo ha bar të gjelbër, derisa i mbushen brinjët, kthehet nga dielli (merr rreze), bajgos lehtë urinon dhe prapë kullot. Pasuria është e njomë (e bukur për syrin) dhe e ëmbël. I lumtë muslimanit për atë që ia jep nevojtarit, jetimit ose udhëtarit!” - Ose, sido që të ketë thënë Profeti ﷺ: - “Ai që merr pasuri padrejtësisht, është sikurse ai që ha e nuk ngopet. Ditën e Kiametit ajo do të bëhet dëshmitare kundër tij.”
Sahih Muttefek alejhi
"Femra nuk duhet të ndërmarrë udhëtim dyditor pa burrin e saj apo pa një mashkull të familjes. Nuk lejohet të agjërohet në këto dy ditë: dita e festës së fitrit dhe dita e festës së kurbanit. Nuk lejohet të falet namaz pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli e as pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë dielli. Dhe nuk bën të ndërmerret udhëtim i gjatë vetëm se për te këto tri xhami: Xhamia e Shenjtë, Xhamia e Aksasë dhe Xhamia ime".
Sahih Muttefek alejhi
“O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë që ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Përse, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë). Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe, e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju (gratë).” - "E çfarë mangësie ka në fenë dhe mendjen tonë, o i Dërguari i Allahut?" - pyetën ato. - “A nuk konsiderohet dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit?” - i pyeti Profeti ﷺ. - Po, ashtu është, - thanë ato. - “Kjo konsiderohet mangësi në mendje. Po ashtu, kur i vijnë menstruacionet, a nuk e lë namazin dhe agjërimin?” - Po, ashtu është, - thanë gratë. - “Kjo konsiderohet mangësi në fe”, - u tha Profeti ﷺ.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Allahu i Lartmadhëruar u thotë banorëve të Xhenetit: "O banorët e Xhenetit!" - Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë! - i thonë ata. - A jeni të kënaqur? - i pyet Allahu. - E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua? - thonë ata. - Unë do t'ju shpërblej edhe më mirë se kaq. - O Zot, çfarë paska më mirë se kaq? - Do ta lëshoj mbi ju kënaqësinë Time dhe kurrë s'do të hidhërohem me ju, - u thotë Allahu.”
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ ka qenë më i turpshëm se virgjëresha në veçanen e saj. Kur nuk i pëlqente diçka, vërehej në fytyrë."
Sahih Muttefek alejhi
“Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”
Sahih Muttefek alejhi
“Ali ibn Ebu Talibi, i dërgoi të Dërguarit të Allahut ﷺ pak ar të papërpunuar, prej Jemenit, në një trastë prej lëkure të regjur. Profeti ﷺ ua ndau katër personave: Ujejne ibn Bedrit, Akra ibn Habisit dhe Zejd Hajlit, ndërsa i katërti ishte ose Alkame, ose Amir ibn Tufejli. Një burrë nga shokët e tij tha: “Ne jemi më meritorë për këtë sesa ata.” Profeti ﷺ dëgjoi për këto fjalë dhe tha: “A nuk po më besoni, ndërkohë unë jam besniku i Atij që është mbi qiell? Mua më vjen lajmi nga qielli, mëngjes e mbrëmje.” Një njeri me sy të futur, me mollëza e ballë të dalë, mjekërdendur dhe flokërruar, me rrobë të poshtme të përvjelë, u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kije frikë Allahun!” Profeti ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! A nuk jam më meritori nga banorët e Tokës që ta kem frikë Allahun?” Pasi që shkoi personi në fjalë, Halid ibn Velidi, tha: "O i Dërguari i Allahut, a t'ia pres kokën?" - “Jo, se ndoshta falet”, - tha Profeti ﷺ. - Sa e sa falës të namazit thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemër! - tha Halidi. - “Unë nuk jam urdhëruar t'i hap (t'i hulumtoj) zemrat e njerëzve e as t'i çaj barqet e tyre”, - tha Profeti ﷺ. Pastaj, e shikoi atë duke shkuar dhe shtoi: “Nga pasardhësit e këtij do të vijnë njerëz që e lexojnë Librin e Allahut vazhdimisht, por (ky lexim) nuk arrin të kalojë përtej fyteve të tyre. Dalin prej fesë (Islamit) ashtu siç del shigjeta anë e tej gjahut.” Më duket se ka thënë: “Nëse i arrij ata, do t'i vrisja sikurse është vrarë, shfarosur populli i Themudit.”
Sahih Muttefek alejhi