Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Ne jemi të fundit nga popujt dhe të parët që do të japin llogari. Do të thuhet: "Ku është populli analfabet dhe profeti i tij?" Prandaj, ne jemi të fundit (në këtë botë), por të parët (në botën tjetër).”
Sahih Transmeton Ibn Maxhe.
"Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
se një burrë erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje dhe pastaj tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Sakaq, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "A më bëre të barabartë me Allahun!?" Thuaj: "Si të dojë Allahu i Vetëm!"
Isnadi hasen رواه ابن ماجه والنسائي في الكبرى وأحمد
"Mëngjesin e Akabesë, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!), ndërsa qëndronte mbi devenë e tij, më tha: ‘Kap disa guralecë për mua!’ Unë kapa për të shtatë guralecë të vegjël sa gurët që përdoren për të qëlluar. Ai i shkundi ato në dorën e tij dhe tha: ‘Si këta gurët përdorni për të hedhur!’ Mandej, ai tha: ‘O njerëz, ruhuni nga ekstremizmi në fe, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan nga ekstremizmi në fe!’”
Sahih Transmetojnë Ibn Maxhe, Nesaiu dhe Ahmedi.
“Vërtet Allahu ia ka falur umetit tim gabimet që i bën pa qëllim, gabimet që i bën nga harresa dhe ato që i bën duke qenë i detyruar (nga të tjerët).”
Neveviu ka thënë: Hadith i gradës së mirë. Transmetojnë Ibn Maxheh, Bejhekiu dhe të tjerë.
“Vishni rroba të bardha, sepse ato janë ndër veshjet tuaja më të mira, dhe me to qefinosni të vdekurit tuaj.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!"
Hasen bi shevahidihi Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.