Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

116 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (57)
"Sikur të mbështeteshit tek Allahu denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Kini frikë Allahun, Zotin tuaj, falni pesë namazet tuaja, agjëroni muajin tuaj, jepeni zekatin e pasurive tuaja dhe bindjuni të parit tuaj, që të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj!"
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Zotin."
Sahih Transmetojnë Nesaiu dhe Ahmedi.
lidhur me fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Dhe kush synon në të devijim me padrejtësi, Ne do ta bëjmë të shijojë një dënim të dhembshëm." (El Haxh, 25), ka thënë: “Nëse një njeri do të synonte të bënte devijim në të, ndërsa ndodhet në Aden të Ebjenit (qytet në Jemen), Allahu do ta bënte të shijonte një dënim të dhembshëm.”
Sahih Transmetojnë Ahmedi dhe Hakimi.
"Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarëve të saj, martesa e saj është e pavlefshme - tri herë (e përsëriti këtë). E nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, ajo ka të drejtë për mehrin, në këmbim të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë sundimtari është kujdestari i asaj që nuk ka kujdestar."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Thashë: "O i Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!"
Sahih Transmetojnë Muslimi dhe Ahmedi.
“Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ahmedi.
"Kryeni vazhdimisht Haxhin dhe Umren, sepse ato i largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç heq zjarri i farkëtarit papastërtitë nga hekuri, ari dhe argjendi. Ndërsa Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ahmedi.