Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

3 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (57)
se (një ditë) i Dërguari i Allahut ﷺ e kapi për dore dhe i tha: "O Muadh! Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!"
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ahmedi.
“Pejgamberi ﷺ kur e dërgoi atë për në Jemen e urdhëroi që për tridhjetë lopë të marrë një lopë njëvjeçare apo një mëzat njëvjeçar për zekat, kurse për dyzet lopë, një lopë dyvjeçare. Ndërkaq për të rriturin (dhimi) merret një dinar (xhizje, taksë vjetore), apo vlera e njëjtë nga rrobat meafir, që ishin rroba jemenase.”
Sahih bi shevahidi Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
"Isha me Profetin ﷺ gjatë një udhëtimi dhe një mëngjes isha afër tij teksa po ecnim, kështu që i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më trego një punë që më çon në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!” Ai tha: "Vërtet më ke pyetur për një çështje të madhe, që është e lehtë për atë të cilit Allahu ia lehtëson: ta adhurosh Allahun pa i shoqëruar asgjë në adhurim, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin dhe ta kryesh haxhillëkun." Pastaj tha: "A dëshiron të të udhëzoj drejt dyerve të mirësisë?! Agjërimi është mburojë, lëmosha i shlyen mëkatet siç e shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës." Pastai lexoi: "Ata ngrihen nga shtrati...", derisa arriti te: "... që kanë bërë." (Kuran 32:16-17) Më pas tha: "A të të tregoj për kreun, shtyllën dhe kulmin e çështjes?" Thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: "Kreu i çështjes është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse kulmi është xhihadi." Më tej shtoi: "A dëshiron të të tregoj për boshtin e të gjitha këtyre?" Unë thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai e kapi gjuhën e vet dhe tha: "Ruaje këtë!" I thashë: “O i Dërguari i Allahut, a edhe për atë që themi do të merremi në llogari?!” Ai më tha: "Mos të pastë nëna, o Muadh! S’e ditke se njerëzit do të hidhen me fytyrë (në Zjarr) vetëm për shkak të asaj që korrin me gjuhët e tyre?!"
Sahih bi muxhmui turukihi Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.