Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

85 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."
Sahih Transmeton Ahmedi.
Kur Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ishte rrugës për në Hunejn, kaloi pranë një peme të idhujtarëve, të cilën e quanin "Dhatu en'uat". Në këtë pemë idhujtarët varnin armët e tyre. Disa nga të pranishmit i thanë Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!): "Na cakto dhe neve një Dhatu en'uat siç e kanë ata. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tha: "I patëmeta është Allahu! Kjo që sapo thatë është si ajo që tha populli i Musait: "Cakto një zot për ne siç kanë ata zota!" (A'raf: 138) "Betohem për Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ju do të ndiqni zakonet e atyre që kanë jetuar para jush!".
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Mos thoni: "Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!", por thoni: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!"
Sahih bi muxhmui turukihi Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.
"I Dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet për të ndikuar në ndonjë vendim të caktuar."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë (nga zullumi), ka të ngjarë që Allahu t'i ndëshkojë të gjithë."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Atij që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, nuk do t'i bëjë dëm asnjë mëkat, ndërsa atij që vdes duke i bërë shirk, nuk do t'i bëjë dobi asnjë vepër e mirë."
Sahih Transmeton Ahmedi.
"Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Tijera (besimi në ogure të zeza) është shirk. Tijera është shirk. Tijera është shirk." - Këtë e tha tri herë. - "Secili prej nesh përjeton diçka nga kjo, por Allahu i Lartmadhëruar e largon atë me mbështetjen në Të."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.