Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

31 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Nuk ndodh që dikush të më japë selam, veçse Allahu do të ma rikthejë shpirtin, derisa t'ia kthejë selamin."
Isnadi hasen Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi.
"Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit."
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.
"Mos u jepni pas pronave bujqësore, që të mos lidheni pas dynjasë."
Hadith hasen li-gajrihi. Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Xhihadi më i madh është fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë."
Hadith hasen li-gajrihi. Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Ata thanë: - O i Dërguari i Allahut, ne hamë, por nuk ngopemi. - "Ndoshta hani të ndarë?" - i pyeti ai. - Po, - u përgjigjën ata. - "Atëherë mblidhuni rreth ushqimit tuaj dhe përmendni emrin e Allahut, që të keni begati në të!" - u tha ai.
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Veprat ndahen në gjashtë lloje dhe njerëzit janë katër sosh. Janë dy gjëra obliguese, (dy) që llogariten një për një, një vepër e mirë me dhjetë sosh dhe një vepër e mirë me shtatëdhjetë mijë sosh. Dy gjërat obliguese janë: atij që vdes pa i bërë shok Allahut asgjë (në adhurim), i takon Xheneti, kurse Atij që vdes duke i bërë shok Allahut ndokënd (në adhurim), i takon Zjarri. Ndërkaq, (dy) që llogariten një për një janë: nëse dikush ka vendosur të bëjë një vepër të mirë derisa ta ndiejë atë zemra e tij dhe Allahu ta dijë këtë gjë prej tij, i shënohet një vepër e mirë, si dhe, nëse dikush ka bërë një vepër të keqe, i shënohet një vepër e keqe. Atij që bën një vepër të mirë, i vlen sa dhjetë të mira si ajo. Ndërkaq, ai që jep një lëmoshë të vetme në rrugën e Allahut, kjo vepër e mirë i shënohet si shtatëqind vepra të mira. Sa u përket njerëzve, ka të atillë që kjo botë u zgjerohet, e bota tjetër u ngushtohet; të atillë që kjo botë u ngushtohet, e bota tjetër u zgjerohet; të atillë që janë të ngushtuar në këtë botë e në botën tjetër dhe të atillë që në këtë botë dhe botën tjetër e kanë të zgjeruar."
Hasen Transmeton Ahmedi.
"Pashë Amar ibn Jasirin tek hyri në xhami dhe u fal, duke e falur namazin në formë të lehtë. Kur doli, shkova tek ai dhe i thashë: “O Ebu Jekdhan, me të vërtetë e fale në formë të lehtë!” Ai tha: “A më pe të lë mangët ndonjë gjë nga rregullat e tij?!” I thashë: “Jo.” Ai tha: “Vërtet, unë nxitova me të për t'i paraprirë hutimit të shejtanit, pasi kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Vërtet, robi e fal namazin, por prej tij nuk i shkruhet veçse një e dhjeta, një e nënta, një e teta, një e shtata, një e gjashta, një e pesta, një e katërta, një e treta apo gjysma e tij.”
Hasen Transmeton Ahmedi.
"Ai që nuk ka amanet, nuk ka besim; dhe ai që nuk e mban besëlidhjen, nuk ka fe."
Hadith hasen li-gajrihi. Transmeton Ahmedi.