Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

13 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se është afruar koha kur Isai, i biri Merjemes, do të zbresë mes jush dhe do të gjykojë me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të rrjedhë aq shumë, saqë askush nuk do të ketë nevojë për të.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur besimtari merret në pyetje në varr, deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, gjë që e përshkruan ajeti: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)
Sahih Muttefek alejhi
“Kiameti nuk do të ndodhë derisa të afrohet (shkurtohet) koha, kështu që një vit do të jetë si një muaj, një muaj si një javë, një javë si një ditë, një ditë si një orë dhe një orë do të jetë si djegia e një gjethi palme."
Sahih Transmeton Ahmedi.
"Profeti ﷺ përmendi diçka dhe tha: "Kjo do të jetë në kohën kur dija të zhduket." I thashë: "O i Dërguari i Allahut, si do të zhduket dituria kur ne lexojmë Kuran dhe ua mësojmë atë fëmijëve tanë, e ata ua mësojnë atë fëmijëve të tyre (e kështu me radhë) deri në Ditën e Kiametit?" Ai tha: "Mos të të pastë nëna, o Zijad! Mendoja se je njeriu më i ditur në Medinë. Vallë, hebrenjtë dhe të krishterë a nuk e lexojnë Tevratin dhe Ungjillin, por nuk veprojnë sipas ndonjë gjëje që gjendet aty?!"
Sahih li gajrihi Transmeton Ibn Maxhe.
“Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)." E, nëse nuk ka qenë i tillë, thotë: “Mjerë unë, ku po më dërgoni!" Çdo gjë e dëgjon zërin e tij, përveç njeriut, i cili, sikur ta dëgjonte, do të alivanosej.”
Sahih Transmeton Buhariu.