Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

2 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta kenë parë, të gjithë do të besojnë. Por, kjo është koha kur: “... nuk do t'i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë në besimin e tij.” (El Enam, 158) Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë dy persona që i kanë shtrirë rrobat e tyre pranë njëri-tjetrit, nuk do të arrijnë as t'i shesin, as t'i palosin. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mjelë qumështin e devesë, nuk do të arrijë dot ta pijë. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mbaruar ndërtimin e pusit të tij, nuk do të arrijë të nxjerrë ujë prej tij. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që e ka ngritur kafshatën pranë gojës, nuk do të arrijë dot ta hajë.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ iu shpall ajeti: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni ose e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t'ju kërkojë llogari për të. Kështu, Ai do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë”, (El Bekare, 284) sahabëve u erdhi rëndë kjo gjë, andaj vajtën tek i Dërguari i Allahut ﷺ, u ulën në gjunjë dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut, na janë obliguar vepra që mund t'i përballojmë: namazi, agjërimi, xhihadi e sadakaja, porse tani të zbriti ky ajet, i cili është jashtë mundësive tona!” I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “A mos dëshironi të thoni sikurse ithtarët e dy librave para jush: “Dëgjuam dhe kundërshtuam?” Assesi! Thoni: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti do të kthehemi!” Kështu, ata thanë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti do të kthehemi!” Kur njerëzit e shqiptuan, u bindën dhe u nënshtruan. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e edhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti është kthimi!” (El Bekare, 285) Kur punuan në saje të kësaj, Allahu e shfuqizoi këtë dispozitë dhe e zbriti ajetin tjetër: “Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!” (El Bekare, 286) “Allahu tha: “Ashtu qoftë!” “... Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh!” (El Bekare, 286) “Allahu tha: “Ashtu qoftë!” “... Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim!” (El Bekare, 286) “Allahu tha: “Ashtu qoftë!” “... Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (El Bekare, 286) “Allahu tha: “Ashtu qoftë!”
Sahih Transmeton Muslimi.