Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

30 nga 841 kartela

Hiq filtrat
teksa ishte me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një udhëtim, i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një lajmëtar: “Të mos mbetet pa u këputur asnjë qafore teli, - ose ka thënë vetëm: qafore, - në qafat e deveve.”
Sahih Muttefek alejhi
se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”
Sahih Muttefek alejhi
"Pesë ditë para se të vdiste, e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin. Madje, sikur të kisha zgjedhur dikë për mik të ngushtë, do ta kisha zgjedhur Ebu Bekrin. Dijeni se popujt para jush varret e profetëve të vet dhe të njerëzve të devotshëm i shndërronin në faltore. Prandaj, mos i shndërroni varret në faltore. Unë po ju ndaloj një vepër të tillë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
se Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) i erdhi një delegacion dhe ai lidhi besën me nëntë prej tyre, ndërsa me njërin jo. Ata i thanë: "O Profet i Allahut, e lidhe besën me nëntë veta dhe le njërin?" Pejgamberi tha: "Ai mban në trup një hajmali!" Sakaq, personi e mori dhe e grisi hajmalinë dhe lidhi besën me Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!). Mandej Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tha: "Kush var hajmali në trup ka bërë shirk (idhujtari)!"
Hasen Transmeton Ahmedi.
"Nuk ka sëmundje ngjitëse e as ogur të zi, mirëpo mua më pëlqen optimizmi (ndjellja e së mirës)" Dikush i tha: Çfarë është optimizmi (ndjellja e së mirës)? Ai tha: "Fjala e mirë!"
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i Lartmadhëruar ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj.” Omeri shton: "Për Allahun, qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar atë, as vetë nuk jam betuar (në prindër) e as e kam cituar betimin e tjetërkujt (në prindër)."
Sahih Muttefek alejhi