Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

5 nga 841 kartela

Hiq filtrat
Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë drithëruese, që na i tronditi zemrat e na i përloti sytë. Atëherë ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit!" Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob abisinas. Pas meje do të shihni kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo bidat është lajthitje."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë (nga zullumi), ka të ngjarë që Allahu t'i ndëshkojë të gjithë."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Xhihadi më i madh është fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë."
Hadith hasen li-gajrihi. Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob, sepse ai që do të jetojë pas meje prej jush, do të shohë kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, ngase çdo bidat është lajthitje."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
“Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një udhëtim, ai u largua për të kryer nevojën e tij. Ne pamë një zog me dy të vegjlit e tij dhe ia morëm ata. Zogu erdhi dhe filloi të rrihte krahët. Atëherë erdhi Profeti ﷺ dhe tha: “Kush e ka pikëlluar këtë zog për të vegjlit e tij? Kthejani atij të vegjlit!” Ai pa edhe një fole milingonash që e kishim djegur dhe tha: “Kush e dogji këtë?” - Ne, - i thamë. - “Askujt nuk i takon të dënojë me zjarr, përveç Zotit të Zjarrit”, - tha ai.
Sahih Transmeton Ebu Davudi.