Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

20 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Allahu bëhet xheloz (siç përkon me madhështinë e Tij), e edhe besimtari bëhet xheloz. Xhelozia e Allahut është kur besimtari i shkel gjërat që Allahu ia ka ndaluar.”
Sahih Muttefek alejhi
"Disa sahabë erdhën te Profeti ﷺ dhe e pyetën: "Po na ndodh që mendja të na shkojë për gjëra që janë të rënda po t'i flisnim." Profeti ﷺ i pyeti: “Vallë, kështu qenkeni ndier?” Ata thanë: "Po." Atëherë Profeti ﷺ u tha: “Ky është imani i kulluar.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Shejtani i shkon ndokujt dhe i thotë: "Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?" Derisa t'i thotë: "Kush e ka krijuar Zotin tënd?" Nëse arrin deri aty, atëherë (njeriu) le të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe le të ndalet së menduari (këto gjëra).”
Sahih Muttefek alejhi
"Allahu i Madhëruar ka thënë: "Unë i shpall luftë atij që shfaq armiqësi ndaj mikut Tim! Veprat më të dashura me të cilat më afrohet robi Im, janë ato të cilat Unë ia kam bërë detyrim atij. Robi im më afrohet vazhdimisht, duke kryer vepra nafile (vullnetare), derisa Unë ta dua atë. E kur Unë ta dua atë, atëherë do të bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon, syri i tij me të cilin shikon, dora e tij me të cilën godet, këmba e tij me të cilën ecën dhe nëse ai më kërkon diçka, do t'ia jap atë e nëse më kërkon ta mbroj, do ta mbroj atë. Unë nuk ngurroj për asnjë punë sa ç'ngurroj të marr shpirtin e një besimtari, sepse ai e urren vdekjen dhe Unë urrej t'i bëj keq atij".
Sahih Transmeton Buhariu.
Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.
Sahih Transmeton Muslimi.
“Afrojuni përsosmërisë dhe jini mesatarë! Dijeni se asnjëri prej jush nuk do të shpëtojë (nga Zjarri) me veprat e tij. - O i Dërguari i Allahut, as ti?! - e pyetën të pranishmit. - “As unë, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën dhe mirësinë e Tij, - tha Profeti ﷺ."
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i Larmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja."
Sahih Transmeton Muslimi.