Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

123 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (54)
“Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve; kur i lan duart, prej duarve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat që e ka bërë me duar; dhe, kur i lan këmbët, prej këmbëve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat të cilin e ka bërë me këmbë, derisa, në fund, mbetet i pastër prej mëkateve.”
Sahih Transmeton Muslimi.
Allahu do t'i dënojë (në botën tjetër) ata që i torturojnë njerëzit në këtë botë.
Sahih Transmeton Muslimi.
"Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve."
Sahih Muttefek alejhi
"Isha në një udhëtim bashkë me Profetin ﷺ dhe u ula për t'ia hequr mestet, por ai më tha: “Lëri, se i kam mbathur duke qenë me abdes.” Kështu, ai u dha vetëm mes'h."
Sahih Muttefek alejhi
“Një grua me dy vajza erdhi tek unë për të lypur, mirëpo, përveç një hurme, nuk kisha asgjë (për t'i dhënë), andaj ia dhashë. Ajo ua ndau atë të bijave (vetë nuk hëngri asgjë), pastaj u ngrit dhe shkoi. Kur erdhi Profeti ﷺ, i tregova, e ai tha: “Atij që i lindin vajza dhe i edukon mirë ato, do t'i bëhen mburojë kundrejt Zjarrit.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha!. Mos spiunoni, mos përgjoni dhe mos urreni njëri-tjetrin, por jini robër të Allahut, vëllezër.”
Sahih Muttefek alejhi
“Në një betejë, një muhaxhir i dha një shkelm mbrapa një ensariu. Si pasojë, ensariu thirri: “O ensarë (ndihmë)!” Edhe muhaxhiri thirri: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Allahu ia mundësoi të Dërguarit të Tij ﷺ ta dëgjojë këtë, e në atë rast tha: “Ç'është kjo?” Të pranishmit iu përgjigjën: “Një muhaxhir i dha një shkelm mbrapa një ensariu, ndaj ensariu thirri: “O ensarë (ndihmë)!” Edhe muhaxhiri thirri: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Hiqjuni kësaj! Kjo është gjë e shëmtuar.” Xhabiri thotë: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, ensarët qenë shumicë, por, më vonë, muhaxhirët u bënë më shumë. Abdullah ibn Ubeji tha: “Vallë, ashtu paskan bërë? Betohem në Allahun se, po u kthyem në Medinë, të fortët do t'i përzënë të dobëtit që andej.” Omer ibn Hatabi tha: “O i Dërguari i Allahut, lërmë t'ia pres kokën këtij hipokriti!” Por, Pejgamberi ﷺ tha: “Lëre, se pastaj njerëzit do të thonë se (Muhamedi) po i vret shokët e vet.”
Sahih Muttefek alejhi
“Adhurimi në kohë trazirash është sikurse hixhreti tek unë.”
Sahih Transmeton Muslimi.