Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

38 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”
Sahih Transmetojnë Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh, Ibn Hibani në Sahihun e tij dhe Hakimi.
"Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut."
Sahih Transmetojnë Ahmedi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ibn Hibbani.
"Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
“O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj dhe më të lartë për ju në pozitë; më të mirë për ju se shpenzimi i arit dhe argjendit dhe më të mirë për ju sesa të përballeni me armikun tuaj: t'u mëshoni në qafat e tyre dhe t'ju mëshojnë në qafat tuaja?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Përkujtimi i Allahut të Lartësuar."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit."
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.
"Atij që e mbron nderin e vëllait të vet, Allahu do t'ia mbrojë fytyrën nga Zjarri në Ditën e Kiametit."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"E takova Ibrahimin natën kur u ngrita për në Isra, e në atë rast më tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël, dhe se ajo është e sheshtë dhe e rrafshuar, dhe se mbjelljet e tij janë: subhanallah, elhamdulillah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber (I Lartësuar është Allahu, falënderimi i takon Allahut, s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi)."
Hasen bi shevahidihi Transmeton Tirmidhiu.