Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

82 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa të shkruhet shumë i çiltër tek Allahu. Ruajuni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra shpie në shthurje, ndërsa shthurja shpie në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë dhe ta synojë gënjeshtrën, derisa të shkruhet gënjeshtar i madh tek Allahu.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.”
Sahih Muttefek alejhi
“Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, e ndau në dysh dhe e nguli në secilin varr nga një pjesë. I thanë: "O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?" Tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që degët nuk thahen.”
Sahih Muttefek alejhi
"Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit."
Sahih Muttefek alejhi
“Femrës muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa një mashkull mahrem të saj në largësi prej një nate.”
Sahih Muttefek alejhi
“Betimi (në tregti) mundëson shitjen e produktit, por e zhduk bereqetin.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”
Sahih Transmeton Buhariu.