Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

4 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Allahu Ekber" (tekbir) në çdo namaz farz e vullnetar, në Ramazan e jashtë tij. Bënte tekbirin kur ngrihej për t'u falur dhe kur binte në ruku. Pastaj (duke u ngritur nga rukuja dhe) para se të binte në sexhde, thoshte: "Semiallahu limen hamideh", dhe: "Rabbena ve lekel-hamd." Duke rënë në sexhde, thoshte: "Allahu ekber". Kur e ngrinte kokën, bënte tekbirin, kur binte sërish, bënte tekbirin dhe, kur ngrihej prej sexhdes, sërish bënte tekbirin. Bënte tekbirin sa herë që ngrihej prej uljes pas dy rekatesh. Kështu vepronte në çdo rekat, derisa e përfundonte namazin. Pasi e përfundonte, thoshte: "Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se nga të gjithë ju namazi im më së shumti i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kështu falej derisa u nda nga kjo botë."
Sahih Muttefek alejhi
se i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në xhami. Pas tij hyri një burrë dhe u fal, pastaj erdhi dhe i dha selam Profetit ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu dhe falu, se nuk je falur.” Personi u kthye dhe u fal si më parë, pastaj erdhi te Profeti ﷺ dhe i dha selam. Ai i tha: “Ve alejke selam”. Pastaj vazhdoi: “Kthehu dhe falu, se nuk je falur.” Kështu veproi tri herë. Në fund, personi në fjalë tha: “Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën se nuk di më mirë! Prandaj, më mëso!” Profeti ﷺ i tha: “Kur të ngrihesh për t'u falur, merre tekbrin (thuaj: “Allahu Ekber"), pastaj lexo ndonjë pjesë të Kuranit që e di. Pastaj bjer në ruku dhe qëndro derisa të qetësohesh në ruku, pastaj ngrihu derisa të drejtohesh në këmbë. Pastaj, bjer në sexhde derisa të qetësohesh në sexhde, pastaj ngrihu dhe qëndro derisa të qetësohesh ulur. Kështu vepro gjatë gjithë namazit.”
Sahih Muttefek alejhi
i Dërguari i Allahut ﷺ i lexoi në dy rekatet sunet të sabahut suret: Kafirun dhe Ihlas.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Personi më i keq vjedhës është ai që vjedh në namazin e tij.” I tha: "Si mund ta vjedhë namazin?" Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk e plotëson as sexhden e as rukunë.”
Sahih Transmeton Ibn Hibbani.