Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

6 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Profeti ﷺ mori abdes duke i larë gjymtyrët vetëm nga një herë."
Sahih Transmeton Buhariu.
“Të Dërguarit të Allahut ﷺ i mjaftonte një saë ujë për t'u pastruar nga xhunubllëku dhe një mud për të marrë abdes.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Profeti ﷺ merrte abdes me një palë grushte me ujë dhe lahej me një saë, deri në pesë palë grushte me ujë."
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ mori abdes duke i larë gjymtyrët nga dy herë."
Sahih Transmeton Buhariu.
"Isha i dërguari i fisit benu muntefik - apo pjesë e delegacionit të menu muntefikëve - tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Kur mbërritëm tek i Dërguari i Allahut ﷺ, nuk e gjetëm në shtëpi, por aty hasëm Aishen, nënën e besimtarëve. Ajo urdhëroi që të na bënin ca çorbë, të cilën na e sollën. Na sollën edhe një kina - e kinaja është një enë me hurma Arabie - e mandej erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “A hëngrët gjë?" - ose ka thënë: "A kanë porositur ndonjë gjë për ju?” I thamë: "Po, o i Dërguari i Allahut." Ndërkohë që ishim të ulur me të Dërguarin e Allahut ﷺ, ja ku vjen bariu që po i kthente delet në torishtë, e bashkë me të ishte edhe një qengj që blegërinte. Ai i tha: “Çfarë të polli, o filan?” Bariu i tha: "Një të vogël (qengj)." Ai i tha: “Atëherë ther për ne një dele në vend të saj.” Pastaj shtoi: “Mos mendo (la tahsibenne)” - e nuk tha trajtën tjetër gjuhësore (la tahsebenne) - “se ne e therëm atë për ty. Ne kemi njëqind dele dhe nuk duam që numri i tyre të shtohet, prandaj, sa herë që bariut i pjell bagëtia, ne therim një dele në vend të saj.” (Transmetuesi) thotë: Unë i thashë: "O i Dërguari i Allahut, unë kam një grua, por ajo e ka gjuhën pak të lëshuar - e kishte fjalën që përdor fjalor të rëndë." Ai më tha: “Atëherë ndahu prej saj!” Unë i thashë: "O i Dërguari i Allahut, ne kemi jetuar një kohë të gjatë bashkë dhe unë kam fëmijë me të." Ai tha: “Atëherë urdhëroje atë” - do të thotë: këshilloje - “e nëse tek ajo ka mirësi, ajo do të të bindet. Dhe kurrsesi mos e rrih bashkëshorten tënde ashtu siç rreh skllaven tënde!” Atëherë i thashë: "O i Dërguari i Allahut, më trego për abdesin." Ai më tha: “Merre abdesin në mënyrë të plotë, fërkoji hapësirat mes gishtave dhe fute thellë ujin në hundë, përveç rastit kur je me agjërim.”"
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
“Çdo musliman që merr abdes me përsosuri, pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate, i përqendruar në të me zemër dhe trup, e meriton hyrjen në Xhenet.” Thashë: “Sa e bukur kjo!” Sakaq dikush nga mbrapa më tha: “Para kësaj ishte një edhe më e mirë.” Kur shikova, pashë Omerin. Ai më tha: “Të pashë se erdhe tash vonë." Pejgamberi ﷺ tha: “Secili që merr abdes me përsosuri, pastaj thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ve enne Muhameden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)", i hapen tetë dyert e Xhenetit, që të hyjë nga cila të dojë.”
Sahih Transmeton Muslimi.