Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

5 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë (nga zullumi), ka të ngjarë që Allahu t'i ndëshkojë të gjithë."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Frika nga njerëzit të mos e pengojë askënd prej jush, që ta thotë të vërtetën kur e sheh ose e di atë.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Ai që i respekton kufijtë e Allahut dhe ai që i shkel ata i shëmbëllejnë një populli që kanë vënë short për një anije. Njëri grup (sipas shortit) qëndroi sipër (në kuvertë), kurse tjetri poshtë (në hambar). Këta, që ishin poshtë, atyre që ishin sipër, u kërkonin ujë për të pirë dhe thanë: "Sikur të shponim një vrimë në pjesën tonë, më s'do t'i bezdisnim këta sipër nesh." Nëse ata sipër do t'i lejonin të vepronin atë që dëshironin këta, atëherë do të shkatërroheshin të gjithë, por, nëse do t'i ndalonin, do të shpëtonin të gjithë.”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Do të ketë sundimtarë që gënjejnë dhe shtypin. Kushdo që u beson gënjeshtrave të tyre dhe i ndihmon në shtypjen e tyre, nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij, dhe ai nuk do të vijë te hauzi (pellgu). Por, kushdo që nuk u beson gënjeshtrave të tyre dhe nuk i ndihmon në shtypjen e tyre, është prej meje dhe unë jam prej tij, dhe ai do të vijë te hauzi.”
Sahih Transmeton Ahmedi.